Lajmi Fundit
prev next

 

UnKoronavirusi për të mirën tonëë jam i krishterë dhe prandaj dua ta shikoj këtë pandemi të koronavirusit përmes lenteve të Biblës, në mënyrë të veçantë përmes Romakëve 8:28-29: “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij. Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve”.

Ky tekst na mëson që për ne besimtarët në Krishtin të gjitha gjërat pa përjashtim, duke përfshirë edhe koronavirusin veprojnë së bashku për mirë.

Megjithëse, nganjëherë në kohë të sprovave të mëdha ndihemi si Jakobi: “Të gjitha këto gjëra janë kundër meje.” (Zanafilla 42:36). Por më vonë, kur të shikojmë pas, ne do të themi me Jozefin: “Perëndia kishte qëllim të mirë” (Zanafilla 50:20).

Kështu, si mund të jetë koronavirusi për të mirën tonë? Më lejoni t’ju sugjeroj 10 këndvështrime sipas të cilëve ky virus mund të jetë për të mirën tonë.

  1. Mund të na bashkojë në lutje globale, meqenëse virusi tani është pandemi. Dhe le të mos e nënvleftësojmë atë që mund të bëjnë lutjet tona. Ringjallja fillon me lutje.
  2. Mund të na ofrojë mundësi që të ndajmë ungjillin me jobesimtarët. Me këtë pandemi, ne si të krishterë kemi një mundësi të madhe për t’u treguar dashurinë e Krishtit të tjerëve. Jezusi thotë: “Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej” (Mateu 5:16).
  3. Mund të largojë nga disa prej idhujve në këtë botë, si sportet, meqenëse virusi ka sjellë anulimin dhe shtyrjen e veprimtarive sportive. E trishtueshme është që disa të krishterë më shumë do të donin të shikonin ose të merrnin pjesë në një ngjarje sportive, sesa të adhuronin Perëndinë.
  4. Mund të na shtyjë të vendosim besimin tek Perëndia për shërim, meqenëse nuk ka një vaksinë akoma për këtë virus. Ilaçet janë dhuratë nga Perëndia, por nganjëherë ne varemi më shumë te këto dhurata, sesa te Dhënësi.
  5. Mund t’u japë prindërve kohë të veçantë me fëmijët e tyre, meqenëse ky virus ka bërë që të mbyllen edhe shkollat. Le të kërkojmë ndihmë nga Perëndia që koha me fëmijët tanë të jetë një bekim dhe jo një barrë. Le të mbajmë mend gjithashtu që fëmijët tanë po na shikojnë. Pra, me atë që themi dhe bëjmë, le t’i mësojmë ata të reagojnë ndaj krizave, në një mënyrë që e nderon Perëndinë.
  6. Mund të shërbejë si një mundësi për ne: “Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi” (Psalmi 46:10). Shpejtësia e jetës që jetojmë tani është aq e madhe, saqë mezi gjejmë kohë për t’u qetësuar dhe për të medituar mbi Fjalën e Perëndisë. Që kur ky virus ka ndaluar jetën e zakonshme, pjesa më e madhe prej nesh ka më shumë kohë për të kaluar me Perëndinë dhe për të menduar mbi gjërat qiellore e të përjetshme.
  7. Mund të na sjellë ballë për ballë me realitetin e vdekjes, ndërsa ky virus vazhdon të sjellë vdekje nëpër botë. “Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi…” (Hebrenjve 9:27). A jeni gati të vdisni?
  8. Mund të jetë një thirrje nga Perëndia për t’u penduar nga mëkati ynë. Zakonisht një murtajë është shenjë e gjykimit të Perëndisë. Për shembull te 2 Samuelit 24, Perëndia dënoi njerëzit e tij të besëlidhjes për shkak të mëkatit të Davidit. Dhe dënimi i Perëndisë erdhi në formën e murtajës që mori jetën e 70 000 njerëzve.
  9. Mund të na drejtojë te ardhja e dytë e Krishtit. Në njëfarë mënyre, nuk duhet të habitemi që shikojmë gjithnjë e më shumë ngjarje si kjo pandemi, ndërsa Jezusi vetë thotë për ditët e fundit: “Do të ngrihet kombi kundër kombit; dhe mbretëria kundër mbretërisë; do të ngjajnë tërmete të mëdha, zi buke dhe murtaja në vende të ndryshme; do të ndodhin edhe dukuri të llahtarshme dhe shenja të mëdha nga qielli” (Luka 21:10-11). Fatkeqësisht shumë njerëz përgatiten për ardhjen e koronavirusit, por mendojnë pak për ardhjen e dytë të Krishtit.
  10. Perëndia do ta përdorë këtë pandemi për të na bërë më të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të Tij.

Kështu koronavirusi nuk është bërë që të na largojë nga Perëndia, por të na afrojë me Të.

Duke e parë në këtë këndvështrim ky virus është përfundimisht  për të mirën tonë shpirtërore dhe për lavdinë e Tij.

Prandaj miq: “Le të mos tronditet zemra juaj” (Gjoni 14:1).

Burimi: Brian G. Najapfour, Biblical Spirituality Press 

Çfarë po i thotë Zoti botës përmes Coronavirusit?                                                                                   
Coronavirusi: Një këndvështrim praktik dhe biblik

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X