Ndaj Zot të lutemi ty, përulemi sërish

Zot, a do të dëgjosh thirrjen tonë?

Zot, a do të shërosh tokën tonë?

Që çdo sy të shikojë, çdo zemër të njohë

Atë që mori mëkatin tonë

Atë që vdiq dhe mbi vdekjen triumfoi...”

kari-jobe-the-garden-560

Prej më shumë se 15 vitesh ajo është një drejtuese adhurimi e njohur dhe e respektuar. Një artiste që ka përdorur dhuntitë e saj për t’i drejtuar njerëzit në praninë e Zotit. Kur filloi të adhuronte në moshën 13 vjeçare nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të nominohej për Grammy, se do të fitonte shumë çmime Dove apo do të lavdërohej nga revista Nju Jork Tajms. Drejtuesja e adhurimit Keri Jobe do të publikojë albumin e saj të tretë të realizuar në studio me titull ‘The Garden’ (Kopshti) në Shkurt të këtij viti. Këngët e këtij albumi janë shkruar dhe regjistruar gjatë stine të vështire dhimbjeje dhe humbjeje për familjen e Kerit.

Ajo tregon: “Ky album është shkruar nga një përjetesë e afërsisë së Perëndisë, e mirësisë dhe mëshirës së tij në mes të një stine humbjeje të madhe për familjen time. Zoti mund të shpengoj çdo situatë përmes së cilës jemi duke kaluar. Kjo më kujton për dëshirën e tij për një marrëdhënie të afërt dhe intime me ne, ashtu siç kishte menduar fillimisht në kopshtin e Edenit. Nëse ngremë sytë lart dhe rreth e qark nesh do të kuptojmë se Perëndia ka ushqyer detajet e zemrave dhe shpirtrave tanë përgjatë gjithë jetës sonë. Ai është pak a shumë si një kopshtar, i cili e di se çfarë duhet të krasisë dhe se çfarë fare duhet të mbjellë që të jap fryt në kohën e duhur dhe që të na japë jetë.  Këngët e këtij albumi kanë të bëjnë me bukurinë dhe mirësinë e Perëndisë dhe në mes të vështirësive. Ai nuk është një Perëndi i largët apo që nuk e njeh dhimbjen tonë; në fakt ai ka qenë me ne gjatë gjithë kohës duke krijuar bukuri nga hiçi.”

Për këtë album këngëtarja ka punuar me producentin Xheremi Eduardson (Jesus Culture, Hillsong UNITED, Jon Foreman), ajo gjithashtu ka shkruar disa këngë me bashkëshortin e saj dhe drejtuesit e adhurimit njëkohësisht  Kodi Kernis, Bruk Fresër, Martin Smith, Xhejzën Ingram dhe shumë miq të tjerë të saj.

“Besoj me gjithë zemrën time se jemi në këtë tokë për një kohë të tillë, për të përmbushur zemrën e Perëndisë për njerëzimin dhe për të sjellë shpëtim dhe shpresë për botën përmes mesazhit të kryqit të Jezusit. Ne jemi kisha dhe lutem që do të kërkojmë praninë e tij. Le të mos qëndrojmë të zhgënjyer kur gjërat nuk duken të jenë ashtu sikurse jemi lutur. T’i besojmë Atij se është i mirë, që mbretëria e tij të vijë dhe vullneti i tij të bëhet në tokë si në Qiell.” – vazhdon Keri.

Për të mbështetur këtë album, Jobe do të kryesojë turneun The Garden me të ftuar të veçantë Brajan & Kejti Torvalt, Lilend dhe Xhanata David & Melisa Helser duke filluar nga 23 Shkurti deri në 9 Prill.  Gjatë karrierës së saj ajo ka shitur më shumë se 1 milionë albume dhe  në muzikën e krishterë bashkëkohore është artistja femër me më shumë fansa në rrjetet sociale ku numëron mbi 3.5 milionë ndjekës.

 

U bëftë vullneti Yt
Prangat thyen

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>