Për njerëzit e besimit të Krishterë, Pashka është festa më e rëndësishme e vitit.  Për të Krishterët kjo është dita ku festohet  ringjallja e Krishtit.  Sipas ungjijve të Dhjatës së Re,  Jezu Krishti dhe apostujt  e tij hynë në Jeruzalem për të parë nga afër  Pashkën. Kjo ishte një festë e shenjtë e  hebrenjve ku ata festonin  çlirimin e tyre nga skllavëria. Pas darkës së Pashkës, Krishti u arrestua dhe në ditën që sot quhet “ E premtja e mirë”,  ai u kryqëzua. Dy ditë më vonë ai u ngrit prej të vdekurish.  Ata që kishin origjinë hebreje ishin të parët që e festuan këtë ringjallje. Kjo festë quhej Pashka e cila  rrjedh nga fjala “ Pesach”,  një fjalë  hebraisht e përdorur për të shprehur konceptin  “të kalosh përtej” .

Përveç rëndësisë së saj të pamohueshme, Pashka është bërë edhe një festë popullore sekulare. Kjo falë simboleve kaq shumë të përhapura sot,  si Lepuri i Pashkës, apo  vezëve të dekoruara e plot ngjyra dhe patjetër çokollatave. E dhëna e parë historike që regjistrohet për Pashkën, daton në shekullin e dytë.  Por nga vjen ky simbol kaq i përhapur siç është Lepuri i Pashkës?

Lepuri është njohur si simbol antik i fertilitetit  dhe i jetës së re. Këto janë dy ide të cilat janë shumë të lidhura me pranverën. Shumë shpejt europianët  e lidhën këtë simbol me Pashkët dhe ai u përhap sidomos në shekullin e 17 në të gjithë Europën.  Dhe mbërriti në Amerikë me shumë mundësi një shekull më vonë, pasi u soll aty prej emigrantëve gjermanë.

Por lepuri i Pashkës nuk është kafsha e vetme që lidhet me Pashkën. Në Zvicër fëmijët besojnë se është një  shpend ai që shpërndan vezët e Pashkës. Në disa zona të Gjermanisë fëmijët presin për dhelprën e pashkës, për zogjtë e vegjël push verdhë, për  gjelin apo lejlekun që do të sjellë çokollata.   Vezët gjithashtu simbolizojnë fertilitetin dhe ripërtëritjen dhe ato janë bërë pjesë e këtyre festimeve. Dekorimi i vezëve është  një ndër zakonet më të vjetra që bëhet për Pashkë.

Një nga  zakonet  më ekstravagante që u lidh me festën e Pashkës, u krijua në Rusi, në  fund shekullit të  19,  kur oborrtarë dhe anëtarë  të shoqërisë së lartë, filluan t’i dhuronin njëri-tjetrit  vezë prej metalesh të çmuar e të dekoruara me gurë shumë të veçantë.

Por për pjesën më të madhe të amerikanëve, Pashka lidhet me gjërat e ëmbla siç janë  karamelet. Prodhuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prodhojnë 90 milionë lepurushë prej çokollate dhe 16 bilion karamele prej xhelatine (jelly bean).

Në ditët që jetojmë  për Pashkë shiten karamele dhe çokollata më shumë se në çdo festë tjetër.  Dhe më shumë se 88 % e prindërve amerikanë përgatisin  shportat e Pashkës që janë të mbushura më ëmbëlsira për fëmijët e tyre.  Pashka është një nga festat që kremtohen më shumë.

Por a a jemi të fokusuar vërtetë tek  ringjallja e Krishtit?

Gjithmonë e më shumë, njësoj siç po ndodh edhe me Krishtlindjen, kjo festë po komercializohet.  Njerëzit fokusohen kaq shumë tek gjërat e bukura, tek simbolet e tek zakonet  sa që lenë mënjanë protagonistin e kësaj feste.  Duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë se Shpëtimtari ynë  vdiq mbi kryq dhe të tretën ditë u ringjall dhe se për këtë arsye  ne kemi gëzim në zemrën tonë dhe festojmë për çdo vit.

Përse të rriturit duhet të ngjyrosin?
Vitamina D

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>