Lexo:Mateu 5:13-16

“Toni, e takove gjë Nikun sot në shkollë?” pyeti Eli një mbrëmje.

Toni i buzëqeshi motrës së tij të vogël dhe i tha: “Po, dhe nuk e kafshova. U kujtova që babi më tha të mos e kritikoja Nikun dhe që t’i thoja vetëm gjëra të mira. Kështu që, e pyeta nëse do t’i pëlqente të punonte me mua gjatë kohës së studimit.”.

“Mirë bëre!” shtoi babai. Toni vazhdoi:

“Ai u çudit shumë! Ne i mbaruam të gjitha detyrat e shtëpisë dhe mendoj se i pëlqeu me të vërtetë që e ndihmova.”.

“Je sjellë shumë mirë me të, Toni. Jam shumë krenare për ty,” tha nëna duke buzëqeshur. Toni shtoi: “E pyeta Nikun se si po shkonte koleksionimi i buburrecave. Ai tha se nuk kishte kapur shumë dhe dukej i shqetësuar për këtë. Ai nuk ka shumë kohë për të punuar sepse duhet të kujdeset shumë për vëllezërit dhe motrat e tij të vogla. Unë i thashë se ti, babi, do të më ndihmosh të kap një xixëllonjë sonte, dhe se ai mund të vinte me ne, por ai tha se nuk mundet të vijë, ndaj i thashë që, sido që të jetë,  ne do të përpiqemi të kapim një edhe për të. Mirë bëra, apo jo?”

Babai miratoi: “Shumë mirë! Mund të them se ai e çmon ndihmën tënde.”.

“Babi, dëshiron të dish edhe diçka tjetër? E ftova të vijë me ne në kishë të dielën tjetër. Ai tha se do të vijë me kënaqësi! Kur e njeh nuk është dhe aq i çuditshëm. Është shumë djalë i mirë.”- përfundoi Toni.

Atë mbrëmje, Toni dhe babai kapën disa xixëllonja. Ata i vendosën ato në një kavanoz, dhe më pas u ulën në verandën e pasme të

shtëpisë duke parë xixëllonjat ndriçuese. Edhe Eli doli jashtë për t’i parë dhe i tha të vëllait: “Janë të bukura! Sot ti nuk je nga ata llojet e karkalecave që hanë njëri-tjetrin. Ti sot je një xixëllonjë.”.  Një xixëllonjë? Për çfarë e ke fjalën?”– e pyeti Toni.

Babai i tha me një buzëqeshje: “Mendoj se ajo po thotë që xixëllonjat e lejojnë dritën e tyre të shndrisë, dhe sot ti bëre që drita jote të shndrisë për Jezusin, me mënyrën se si u solle me Nikun.”

Toni qeshi. “E di çfarë, babi? Ndihesh shumë më mirë kur je xixëllonjë se sa kur je karkalec.”

“Jam i gëzuar që e zbulove këtë! Le të mendojmë të gjithë për mënyra se si të jemi xixëllonja, që ta lejojmë dritën tonë të shndrisë për Jezusin… çdo ditë, pavarësisht se ku jemi.”- u përgjigj babai.

Si mund ta lejosh dritën tënde të shndrisë për Jezusin? Në sheshin e lojërave, a mund të përfshish në lojë një djalë apo një vajzë të vetmuar? Në shtëpi, a mund të bësh disa punë shtesë? Në shkollën e së dielës ose gjatë drekës, a mund të ftosh një të sapoardhur të ulet pranë teje? A do të jesh shok për dikë që ka nevojë për një shok? Mendo për gjëra të tjera të thjeshta e praktike që mund të bësh, jo thjesht sepse ashtu të pëlqen, por sepse ti e do Jezusin dhe dëshiron të jesh një dritë për Të.

Lëre dritën tënde të shndrijë!

Mbi akullin e hollë
Testamenti i gjyshit

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>