Një nga teknikat e Satanit për të na tunduar ne, është aftësia që ai ka për të pritur momentin perfekt. Tek Luka 4:13, Satani nuk u dorëzua vetëm sepse Jezusi ishte fitimtar që më parë dhe ai nuk do të na lerë rehat as neve edhe pse ne e kemi fitoren.

Çfarë janë këto mundësi për kohën e duhur që satani pret për të sulmuar ? Pas një fitoreje të madhe apo një bekimi nga dora e Zotit. Kur satani e la Jezusin në atë vend të shkretë  ai nisi të komplotojë një mënyrë të re për të tunduar Jezusin.

Kur  e pa se shtrembërimi i Shkrimeve nuk funksionoi ashtu siç e priste, ai tentoi që të përdorte apostullin kryesor Pjetër ( shiko Mateun 16)

Vetëm pasi Pjetri rrëfeu se : “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë” ( Mateu 16:16)

Satani  e përdori gjykimin e  Pjetrit për të tunduar Jezusin duke e qortuar A të sepse Ai po fliste për  vdekjen e Tij. Dhe fjalët e Jezusit ishin të forta:   Ai u kthye dhe i tha Pjetrit: ”Shporru prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s’ke ndër mend punët e Perëndisë, por punët e njerëzve”. ( Mateu 16:23)

Pjetri sapo ishte bekuar me një zbulesë nga Ati se Jezusi ishte Mesia,  por që në momentet që pasuan ai ishte duke kundërshtuar Mesian. Përse? Momentet pas një bekimi shumë të madh janë shpesh momentet kur ne ndihemi shumë pak të  varur nga Zoti.  Pjetri pati besim se ai tani i kishte kuptuar gjërat- dhe Satani u përpoq që të tundonte Jezusin që të hiqte dorë nga rruga për në kryq.

Satani gjithashtu pret për momentet që janë shumë pranë suksesit për t’u rrëmbyer bekimet e Perëndisë. Tundimet në shkretërirë u bënë vetëm pak më përpara se të vinte një moment triumfues: “Dhe Jezusi, në fuqinë e Frymës… i nderuar nga të gjithë.  ( Luka 4:14-15) Disa nga mrekullitë që shënjuan shërbesën e Tij- shërimi i të sëmurëve, ringjallja e të vdekurve, largimi i demonëve-  të gjitha këto po prisnin Jezusin  në krahun tjetër të asaj shkretëtire.

Satani donte ta shkëpuste Jezusin nga bekimet e tij të mrekullueshme të  shërbesës dhe nuk donte që Jezusi të shpallte se Ai është Mesia.

Ai do të bëjë të njëjtën gjë me ty dhe me mua, duke na tunduar që të  humbim bekimet që na vijnë kur ne ndjekim fjalën e Perëndisë. Ne duhet që ta armatosim veten tonë me helmetën e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që gjendet në fjalën e Zotit ( Efesianët 6:17)

Lutje: Perëndi, kur suksesi të jetë në rrugën time, më ndihmo që të mos mbushem me  ndjesinë e fitores , sepse kështu do të harroj të jem vigjilent aq sa duhet,  por bëj që  të jem i kthjellët në mendje dhe i përulur,  duke përlëvduar dhe duke glorifikuar emrin Tënd për këtë bekim.  Më ndihmo që gjithmonë të  ngjitem fort pas kryqit të Krishtit me falenderime. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen.

Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t`ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t`ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni. ( 1 Korintasit 10:13)

Ki kujdes nga rrugët e shkurtra
Besnikëria

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>