Që prej kohës kur fruti i ndaluar u këput nga pema në Kopshtin e Edenit, raca njerëzore ka kërkuar gjithmonë për rrugë të shkurtra për të arritur majat.  Jezusi u përball me këtë sfidë në shkretëtirë. Në tundimin e tretë ne  shohim  se Jezusi, edhe pse ishte një Zot në mish dhe i vetmi që  ishte i denjë që ta vendoste Veten e Tij Mbret,  Ai e tejkaloi tundimin për të pasur pushtet.

Jezusi shkoi në shkretëtirë për t’i treguar pushtetin e Tij Satanit.  Në fillim, Satani tundoi Jezusin që të mos i besonte Atit, por Jezusi fitoi duke ju dorëzuar Perëndisë. Më vonë Satani e tundoi Jezusin  që të  kërkonte forcën e dorës së Atit, por Jezusi fitoi duke u nënshtruar vullnetit të Zotit. Në tundimin e tretë, Satani u përpoq që të korruptonte Jezusin.

Tek Mateu 4:8-11, Satani e çoi Jezusin në një vend të lartë prej ku Ai mund të shihte të gjitha mbretëritë e botës, e i ofroi Atij të gjithë pushtetin dhe shkëlqimin e tokës. Përse do të kishte rëndësi kjo? Jezusi kishte deklaruar se ishte biri i Perëndisë, Ai që do të trashëgonte të gjithë universin. Pra çfarë ka kaq  joshëse këtu?

Satani, me zgjuarsi dhe pa u shfaqur drejtpërdrejtë, e tundon Jezusin për të ndjekur rrugën e lehtë. “ Përse duhet të presësh për atë që Ti ke të gjithë të drejtën për ta pasur? Përse duhet të shkosh përmes poshtërimit drejt kryqit dhe të sakrifikosh jetën Tënde kur mund të kesh gjithçka tani?” E vetmja gjë që satani po kërkonte në këmbim të kësaj ishte pak përulje ndaj autoritetit të tij.

Duket si e parëndësishme, por kjo është mënyra që Satani mashtron.  Nëse Jezusi do të ishte dorëzuar, Ai nuk do të kishte bërë asgjë më pak se sa ti shiste shpirtin e Tij djallit dhe  e gjithë kjo për hir të pushtetit dhe lavdisë që do të vinte pa vuajtur dhe pa bërë sakrificën që do të na drejtonte në shpëtim.

Nëse Jezusi kishte rënë në tundimin e tretë, Ai nuk do të ishte kualifikuar  për të qenë Mbreti i mbretërve dhe Shpëtimtari i botës.  Në vend që turma të qante pranë kryqit duke thënë “ Ai shpëtoi kaq shumë njerëz. Tani lini atë të shpëtojë Veten e Tij” do të ishte Satani që do të ulërinte duke thënë: “Ai shpëtoi Veten. Tani Ai nuk mund të shpëtojë askënd!”  Kështu pra, si  në tundimet e tjera, Jezusi citoi Fjalën e Zotit, që nuk dështon kurrë, duke nisur me “ Është shkruar”. Dhe Satani u largua prej tij, i mposhtur.

Në shkretëtirë, Jezusi na tregoi ne se të gjithë ata që besojnë në emrin e Tij dhe jetojnë nën krahët e Tij do  të kenë fuqinë që të mposhtin armikun.

Kur përballemi me ndonjë tundim ne duhet të kujtojmë se mënyra se si të largohemi prej tij dhe t’i nënshtrohemi Krishtit është t’i deklarojmë vetes dhe armiqve tanë, “Është e shkruar”

Lutje: Atë,  të falenderoj Ty që përgjigja ndaj çdo tundimi është “ Është shkruar.” Unë dua të njoh Fjalën Tënde dhe të besoj në sovranitetin dhe vullnetin Tënd.  Ma rrit besimin tim prej frymës tënde të Shenjtë. Unë lutem në emrin e Jezusit. Amen.

Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t`i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar. ( Hebrenjtë 4:15)

Mëkati i hamendësimit
Koha e duhur është gjithçka

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>