We carry on

“If you’re lost and alone
Or you’re sinking like a stone.
Carry on….

Me një sezon të mbushur plot  me koncerte dhe projekte të reja muzikore, For a season vazhdon të jetë një nder grupet më të pëlqyer  të muzikës së krishterë bashkëkohore. Grupi është i përbërë vetëm nga djem, të cilët dinë të krijojnë atmosfere tepër pozitive dhe të këndshme. Në koncertet e tyre, por edhe në turnet që kanë realizuar një ndër këngët më të dashura është ‘We carry on’ (Ne vazhdojmë). Kjo kënge dinamike me një ritëm pop ritmik dhe me një mesazh të fortë.

Të pyetur për mesazhin e kësaj kënge grupi For a Season tregon: “Ne të gjithë kemi sfida, dhe në ato kohë sprovash, ndonjëherë ndihemi sikur duhet të dorëzohemi. Kur shkruam këtë këngë pyesnim veten, ‘çfarë do të donim të dëgjonim kur jeta bëhet e vështirë. Çfarë do të bënim atëherë kur jeta thyhet përpara syve tanë. Kur nuk di se si do t’i paguash faturat muajin tjetër, apo kur një njeri i dashur është i sëmurë, kur duket se nuk ka shpresë. Dëshira jonë është që kur dikush ta dëgjojë këtë këngë të ndihet i inkurajuar për të vazhduar e këmbëngulur pavarësisht asaj që i sjell jeta. Romakëve 8:31 thotë, ‘Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundra nesh.’ Mund të mos shikojmë të gjithë rezultatin e sprovave që kalojmë por ne e dimë se Perëndia ka një plan dhe një qëllim për gjithçka. Ndonjëherë mund të ndihemi vetëm duke ecur përmes luginave të mbërthyer nga frika e së panjohurës. Ndihemi të paralizuar nga gënjeshtrat që armiku pëshpërit vazhdimisht në veshët tanë, por Perëndia është në anën tonë. 

Shpresa ime është që ti nuk do të dorëzohesh, por do të këmbëngulësh sepse Jezusi të mban. Urojmë të gjeni inkurajim në këngën tonë.”

Selena Gomez këndon përkrah Hillsong Young & Free.
Krijuar

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>