Keshillohu me pare me ZotinA të kërkojnë njerëzit vazhdimisht këshilla? A të mungon ndonjëherë besimi se këshilla që po u jep është më e mira e mundshme? Si mund të jesh i përgatitur kur Perëndia të udhëzon për të ndihmuar dikë që është në nevojë? Kurrë mos shko kundër Fjalës së Perëndisë, edhe nëse kjo nënkupton refuzimin nga të tjerët. Pavarësisht asaj që thotë bota se është e drejta, ti nuk ke për të gabuar kurrë nëse i qëndron besnik Fjalës së Perëndisë.

 

 

 

“Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit. Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.”

(Psalmi 1:1-2)

Të gjithë kanë opinione të sinqerta, por ato nuk është e thënë të jenë të drejta. Faktikisht, ne të gjithë kemi qenë të sinqertë . . . e njëkohësisht, e kemi patur sinqerisht gabim! Kjo është arsyeja përse ne duhet t’i bëjmë vetes këtë pyetje: Cili është themeli im për të vërtetën? Bibla duhet të jetë themeli yt për të vërtetën. Nëse mënyra jote e të menduarit nuk përputhet me mendimet e Perëndisë, atëherë ndryshoi ti mendimet!

“Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë.”
(Isaia 40:8)

Shqyrto këto pyetje:

– A dëshiron që të bësh gabime? (Sigurisht që jo.)

– A dëshiron që të japësh këshilla të mençura? (Kush nuk do ta donte?)

– Cili është burimi faktik i mençurisë? (Vetë Perëndia.)

– Po të mendoje ashtu siç mendon Perëndia, a do të ishe i mençur? (Padyshim.)

– Ku shprehen shumë (jo të gjitha) mendimet e Perëndisë? (Në Bibël.)

Sa më shumë që ta njohësh Fjalën e Perëndisë, aq më shumë do ta dish se çfarë dëshiron Ai që të bësh, e sa më shumë që ta kesh Fjalën e Perëndisë në mendjen tënde, aq më i mençur do të jesh. Kur flet me dikë rreth një problemit të tij, në fillim pyete veten: A ka folur Perëndia drejtpërsëdrejti për këtë në Fjalën e Tij? Nëse po, çfarë ka thënë? Nëse jo, a ka ndonjë parim të përgjithshëm të Biblës që duhet shqyrtuar? Sa më e thellë që të jetë varësia jote ndaj Fjalës së Perëndisë, aq më i mençur do të jesh.

Shprehja e moçme është e vërtetë: “Njerëzit nuk merakosen edhe aq për se sa di ti, derisa të dinë se sa merakosesh ti për ta.” Kujdesi dhe merakosja e sinqertë për personin tjetër të cilin je duke këshilluar, ka shumë më tepër ndikim sesa ditja e përgjigjeve apo dhënia e këshillave. Qëndrimi yt me dashuri si dhe zemra jote e arsyeshme, do t’i japë krahë të vërtetës që ti ndan me ta. Lejoje dashurinë dhe arsyetimin e Krishtit përbrenda teje, që të nxjerrë dhimbjen e fshehur në zemrën e dikujt tjetër.

Respekti tregohet duke patur një besim bazë sipas të cilit, të gjithë njerëzit, janë të krijuar në imazhin e Perëndisë.

“Perëndia tha: ‘Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe.’” (Zanafilla 1:26)

Vëmendja tregohet tek tjetri, duke i mbyllur derën mendimeve të tua e duke u përqendruar tek dëgjimi dhe vëzhgimi.

“Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim.” (Fjalët e Urta 24:32)

Gadishmëria tregohet nga gatishmëria jote për t’i dhënë personit tjetër, praninë dhe vëmendjen tënde të plotë për një hapësirë të përshtatshme kohore.

“Në fakt në se rrëzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrejë!” (Predikuesi 4:10)

Ndjeshmëria tregohet duke hyrë në botën e personit tjetër, si duke menduar mendimet e tij, ashtu edhe duke ndjerë emocionet e tij.

“Gëzohuni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë.” (Romakëve 12:15)

Inkurajimi tregohet duke ruajtur një frymë shprese dhe optimizmi.

“Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bëni.”
(1 Selanikasve 5:11)

Sinqeriteti tregohet duke qenë vetvetja, duke qenë i sinqertë dhe i hapur ndaj dikujt tjetër.

“Qëllimi i këtij urdhërimi është dashuria, prej një zemre të pastër, prej një ndërgjegjeje të pastër dhe prej një besimi jo të shtirur.” (1 Timoteut 1:5)

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë per të bërë të njëjtën gjë.

Na kontaktoni në qender_keshillimi@yahoo.com, P.O.BOX 29 14 Tirane

Abuzimi me alkoolin dhe drogën
Kur Jeta nuk Duket e Drejtë. . .

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>