Lexo:1 Gjonit 4:7-11

Dita e parë e shkollës gjithnjë e bënte nervoze Natashën, por sot ishte dita më e keqe sepse së fundmi familja e saj ishte shpërngulur në një qytet të ri. Ajo i buzëqeshi me ndrojtje nja dy vajzave. Njëra prej tyre e pa Natashën nga këmbët dhe tha: “E çuditshme.”. Tjetra rrokullisi sytë. Ato kthyen shpinën dhe qeshën.

Natasha e kaloi çantën e re të shpinës në supin tjetër dhe çalë-çalë shkoi tek rafti i saj i librave. “Fëmijët filluan të tallen me këpucët e mia,” mendoi ajo. “Çfarë do të thonë kur të vënë re mënyrën se si eci?

Një vajzë me faqet e kuqe dhe me flokët biondë të kapur bisht futi një pirg me rroba fizkulture në raftin pranë Natashës. “Përshëndetje,” tha ajo. “Duhet të jesh e re këtu në shkollën nëntëvjeçare Linkoln. Unë jam Karla.”

“Përshëndetje, Karla.” Zëri i Natashës pipëtiu. “Unë jam Natasha.”

“Dëshiron të vish me mua në bibliotekë?” pyeti Karla. Ajo e përplasi derën e raftit dhe filloi të ecë në korridor. Kur Natasha e ndoqi nga pas, Karla e ngadalësoi hapin. Ajo pa këpucët e Natashës. “T’i vrasin këmbët?” pyeti Karla.

“Unë… unë kam lindur me probleme në këmbë,” shpjegoi Natasha, “por i operova dy muaj më parë. Doktori thotë se nëse i vesh këto këpucë të shëmtuara ortopedike për një vit ose më shumë, këmbët e mia do të shërohen.” Për ta qetësuar, Karla thjesht buzëqeshi dhe tundi kokën.

Ndërsa ditët kalonin, Karla vazhdoi ta trajtonte Natashën si shoqe, por disa shokë të tjerë jo. Një ditë, kur ato të dyja po ecnin në korridor, një shok klase tregoi me gisht këpucët e Natashës dhe bërtiti: “Shikoni, këpucë të shëmtuara ngjyrë kafe!” Nxënësit kthyen kokat dhe disa prej tyre qeshën.

“Po juve ç’ju duhet?” pyeti Karla duke iu hakërruar nxënësve. “Natasha i ka operuar këmbët. Këpucët ia ka dhënë mjeku; e ndihmojnë të shërohet.”

Në korridor ra qetësia dhe nxënësit u shpërndanë.

“Faleminderit, Karla,” tha Natasha ndërsa vazhduan, “por a nuk do të tallen edhe me ty nxënësit tani që më dole në krah?”

“Mbase,” tha Karla, “por unë jam e krishterë dhe besoj se Perëndia dëshiron që të jem e dashur me të tjerët edhe kur ata sillen keq. Përveç kësaj, ti më pëlqen.” Ajo qeshi. “Pas shkolle do të pyesim nënat tona nëse do të na lejojnë të shkojmë që të blejmë lidhëset më të bukura të këpucëve që do të gjejmë, kështu, nxënësit do të shohin lidhëset dhe jo këpucët. Do t’i blej dhe unë një palë. A nuk mendon se shoqet duhet të vënë lidhëse të njëjta?”

A i del në krah dikujt me të cilin nxënësit e tjerë tallen? Apo bëhesh si ata kur qeshin me diçka që një shok ka veshur dhe me mënyrën se si duket, ecën ose flet? Kur tundohesh për të bërë këtë gjë, mendo për dashurinë e madhe që Perëndia ka për ty. Si gjithë të tjerët, ti je mëkatar, por pavarësisht mënyrës se si dukesh për Perëndinë e shenjtë, Ai të do aq shumë sa dha Birin e tij, Jezusin, që të paguante për çdo të keqe që ti bën. Tregoje dashurinë e Tij ndaj të tjerëve duke u sjellë mirë, veçanërisht ndaj atyre që shpesh shihen si të pavlerë.

 

 Tregoje dashurinë e Perëndisë ndaj të gjithëve!

Fjalëkalimi
Për peshkim (Vazhdon)

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>