Sa herë që përmendet emri i dikujt me të cilin akoma nuk ke zgjidhur një problem zemra jote rreh më fort. Dhe ti pyet veten se si shkuan gjërat deri në këtë pikë? Sepse nuk ta kishte marr ndonjëherë mëndja se do të qëndroje pa folur me shokun tënd të ngushtë, për kaq shumë kohë. Dhe jo vetëm me miqtë e tu, ndonjëherë edhe me familjarët.

Asnjëherë nuk duhet të kërkosh falje vetëm për inerci apo për të rënë rehat. Gjithashtu kur e kupton që përfundimisht e ke gabim është koha për të gjetur personin ndaj të cilit e ke bërë këtë gabim. Të jesh i pari që kërkon falje do të thotë që e vlerëson marrëdhënien më shumë se egon tënde. Kështu që ngrije telefonin, dërgo një mesazh që kërkon falje pasi të kesh lexuar katër arsye të cilat tregojnë se nuk ka asnjë problem nëse je ti i pari që kërkon të falur.

  1. Ti e ke kuptuar që e kishe gabim

Studiuesit kanë gjetur se ka dy lloje kryesore të pendimit: pendim me veprim dhe pendim pa veprim. Njerëzit që u morën në studim u ndjenë keq për veprimet e tyre si p.sh të folurit keq për dikë pas shpine. U penduan për veprime që nuk i kanë ndërmarrë si p.sh të ishin atje kur miqtë e tyre vërtet ua kishin nevojën. Kur ti e lëndon dikë, edhe pse jo qëllimisht, vijnë keqardhja dhe pendesa. Por mos u paralizo me pendesën tënde. Mos u druaj asnjëherë nga të kërkuarit falje kur e di se duhet ta bësh. Ti supozon se personi tjetër nuk do donte më kurrë që të fliste përsëri me ty, por si do të veproje nëse e di që falja ju çliron që të dyve?

  1. Falja të ndihmon ty të shmangësh agresivitetin

Lejoje veten që të udhëhiqesh nga sinqeriteti dhe reflektimi. Të kërkosh falje i pari pas një mosmarrëveshje të mundëson ty të jetosh në mënyrë të sigurt. Shumë shpesh ne bëjmë gabime, ose një zënkë shfaqet papritur. Dhe ne e shtypim inatin dhe fajin dhe i lejojmë këto ngjarje të acarohen. Këto dy hajdutë të paqes sonë krijojnë një vullkan të ngadaltë dhe aspak të këndshëm. Ne e gjejmë më vonë veten duke bërë komente agresive, duke vepruar të acaruar dhe të zemëruar si një mënyrë për të çliruar presionin shtypës. Por ti ktheje sjelljen tënde agresive pasive në një veprim të drejtpërdrejtë që është të kërkuarit falje. Kjo gjë do të çlirojë dhe do të kthejë paqen, ty edhe personit me të cilin je përfshirë në konflikt.

  1. Historia juaj e përbashkët do ta bëj më të lehtë që të pajtoheni

Gjatë një zënke temperamentet humbasin dhe që të dyja palët thonë gjëra për të cilat më vonë do të pendohen. Apo mundet që zënka ka qenë më e thellë se motivi nga i cili u shkaktua. Ju të dy mund të jeni të acaruar dhe të lënduar ndërkohë që shkoni nëpër qoshe për të shëruar plagët. Por të rrish i zemëruar dhe të vazhdosh zënkën nuk ka një perspektivë të gjatë. Në fakt, një studim gjeti se sa më e thellë të jetë historia e marrëdhënies dhe lidhja midis dy njerëzve, më e lehtë është që të ndodh ripajtimi. Nëse këtë periudhë je duke mos komunikuar me mikun tënd më të mirë mos nguro t’i kërkosh falje sepse reagimi i tij nuk do të jetë negativ, përkundrazi do të preket nga veprimi juaj.

  1. Krenaria jote nuk do të thyhet

Përpjekjet e mëdha për të ruajtur egon na bëjnë të ngjajmë me gjirafat të cila e mbajnë kokën  e tyre larg nga kafshët e tjera. Duke mbajtur një qëndrim të tillë ndaj njerëzve nuk do të mund të kemi marrëdhënie të mira. Është e vështirë të luftosh me egon tënde por nëse e bën do të fitosh marrëdhënien që kishe me mikun tënd dhe gjithashtu për këtë nuk ke përse të sakrifikosh krenarinë. Ti mbetesh po aq me vlerë dhe integritet edhe kur kërkon falje. Ulja e krenarisë në këtë rast është vetëm një mentalitet jo një e vërtetë.

Rreziku nga “Balena Blu”
Një zemër e lumtur

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>