Lexo: Psalmi 37:23-24, 39-40

Xheri qeshi kur ai dhe motra e tij qëndruan në radhë për xhiron e tyre të parë në karuselin me emër Trilinator. “Para se ta provosh, po të them se do të rrëshqasim mbi ato shina metalike të shndritshme, nga lart-poshtë, nga poshtë-lart, nga të gjitha anët,” tha Xheri. “Mezi po pres!”

“Epo ja që unë pres pa problem fare!” u përgjigj Tifania. “Nuk arrij ta besoj se si të pëlqejnë xhirot! Kjo gjëja do të na vërtisë me një shpejtësi tmerrësisht të rrezikshme përmes devijimeve, kthesave dhe tatëpjetave marramendëse. Nuk e di për çfarë kam qenë duke menduar kur pranova të hipja me ty mbi këtë pajisje terrorizuese!”

Xheri qeshi. “E di çfarë ke qenë duke menduar?” tha ai. “Ti doje petullat me sheqer që unë të premtova se do të t’i blija nëse do të hipje me mua në karusel.” Ai i kishte dhënë fjalën Tifanias që do t’ia blinte ato sepse gjithmonë kishte një ndjesi të çuditshme kur hipje vetëm nëtë. “Pastaj,” shtoi ai, “karuselët të japin një mësim të mirë. Mban mend me çfarë i krahasoi babi?”

“Sigurisht,” tha Tifanisë. “Babi tha që karuseli është i ngjashëm me jetën, plot me ulje-ngritje.” Ajo tundi kokën. “Duket sikur familja jonë ka kaluar shumë tatëpjeta kohët e fundit. Hallë Suzi vdiq, mami ka qenë sëmurë dhe qeni ynë ka humbur.” Ajo heshti. “Siç thashë, mua nuk më pëlqejnë karuselët.”

“Epo, mos harro as atë tjetrën që na ka thënë babi,” tha Xheri, duke qeshur kur karuseli Trilinator ndaloi. Më pas ishte radha e tyre. “Babi tha se karuselët ishin projektuar me shumë kujdes. Gjithashtu ka thënë se do të kalojmë më pak kohë duke u shqetësuar nëse do të kujtojmë të njëjtën gjë edhe për jetët tona.”

Tifania tundi kokën ndërkohë që të dy u nisën për t’u ngjitur në karuselin që priste. “E mbaj mend,” u përgjigj ajo. “Ai ka thënë se jemi më duart e Krijuesit Madhështor, në duart e një Perëndie që di çfarë është më e mira dhe që na ndihmon të përballim të gjitha pikat e larta dhe të ulëta që janë para nesh.”

Xherit iu kujtuan fjalët e babait, që nëse ata do të qëndronin besnik ndaj Zotit, një ditë do të merrnin një shpërblim në parajsë. “Është pak a shumë e njëjta gjë si me Tifaninë e cila do të marrë petullat me sheqer për xhiron që do të bëjë me mua në karusel,” mendoi ai. Ai ishte gati t’ia shpjegonte këtë asaj, por kur karuseli lëvizi ajo ulëriti. Ata sapo do të fillonin xhiron përmes kthesave dredha-dredha dhe përmes zbritjes poshtë tatëpjetave të mëdha. “Mos harro, jemi të sigurt,” i tha Xheri me zë të lartë motrës së tij. Ai buzëqeshi. Ai e dinte që edhe në jetë ata nuk duhet të kishin frikë nga asgjë.

A frikësohesh kur mendon për të ardhmen? Mbase dikush në familjen tënde është sëmurë dhe kjo të shqetëson shumë. Mbase po shpërngulesh në një shtëpi tjetër dhe do të zësh miq të rinj. Mbase shkolla po bëhet e vështirë për ty. Ti nuk mund ta dish se çfarë do të ndodhë në jetë, por mund t’i besosh Atit tënd Qiellor i Cili do të kujdeset për ty ndërkohë që do të jesh duke kaluar këto gjëra. Atëherë do ta shijosh pak më shumë xhiron e jetës dhe do të kesh më pak frikë nga devijimet dhe kthesat.

 

 

Besoji Perëndisë gjatë ulje-ngrtjeve !

Ngritja nga toka!
Fëmijë të zhurmshëm (Vazhdon)

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>