Lexo: 2 Korintasve 11:13-15; 1 Pjetrit 5:8-9vilas-zoo-kids-and-tiger

Familja e Erjonit kishte shkuar në kopshtin zoologjik të zonës dhe në një moment Erjoni klithi me zë të lartë: “Uau! Dëgjojeni ulërimën e atij ariu! Ja patë dhëmbët? Vë bast që me ato dhëmbë ai mund t’i lëndojë të tjerët!”. Babai buzëqeshi dhe tha: “Jam i sigurt që po. Ai ka putra të mprehta gjithashtu.”.

Pak më vonë Erjoni tregoi me gisht një tigër më të madh. “E imagjinoni dot sikur ai tigri atje t’ju vinte nga pas vjedhurazi në xhungël!” – tha ai, ndërkohë që tigri po i vështronte ata.

Motra e tij, Olivia, u drodh dhe iu përgjigj: “Më mirë të mos e imagjinoj.”.

Kur po ktheheshin në shtëpi, Erjoni mendonte për kafshët e frikshme që kishte parë. Në një moment ai pyeti: “Babi, si mendon, cila kafshë është më e rrezikshme?”.

Babi iu përgjigj: “Në fakt, nuk e di, por do të thosha se është luani.”. Ndërsa Olivia sugjeroi: “Ose ai ariu i përhimë.”.

Erjoni thirri: “Shikoni! Ai burri që sapo doli nga lokali mezi ecën! Dhe te kthesa është një burrë tjetër që po rri ulur. Një tjetër është shtrirë në mes të rrugës. Një polic po bisedon me ta.”.

Babai pohoi me kokë dhe tha: “Është për të ardhur keq, apo jo? Ju e dini që nuk duhet t’ju afrohemi shumë kafshëve të egra, si ato që pamë në kopshtin zoologjik, por ju po shikoni prova të një ngjarjeje më të frikshme se sa plagosjes nga luanët, arinjtë apo ndonjë kafshë tjetër.”.

Olivia murmuriti: “Gjërat nuk duken shumë në rregull, por këtu nuk ka kafshë, babi.”.

Babai u përgjigj: “Jo ato lloj kafshësh që pamë tek kopshti zoologjik, por Bibla e krahason Satanin me një luan vrumbullues dhe ajo që ne shohim këtu tregon disa nga dëmet që ai mund të shkaktojë. Shumë shtëpi shkatërrohen dhe shumë njerëz vdesin, por dëmi i shkaktuar prej mëkatit njerëzor është më i madh se sa dëmi që mund të shkaktojnë të gjitha kafshët e vendosura së bashku.”.

Pasi u mendua, Erjoni pyeti: “Domethënë, ti po thua se Satani është kafsha më e rrezikshme nga të gjitha?”. Babai iu përgjigj: “Pak a shumë, po. Ajo që po shohim këtu është e keqe, por Satani di edhe si t’i bëjë gjërat që të duken mirë. Për shkak të kësaj, shpesh njerëzit pëlqejnë ta provojnë atë që ai ofron. Kjo është e rrezikshme dhe shpesh të shkatërron jetën. Ne duhet të jemi vigjilentë dhe ta kundërshtojmë Satanin, pavarësisht se sa të mira ai i bën gjërat të duken.”.

Pasi e dëgjoi babanë, Erjoni tha: “Mirë. Do ta mbaj mend këtë dhe do t’ia kujtoj edhe Olivias.”. Olivia buzëqeshi dhe shtoi: “Do t’ia kujtojmë njëri-tjetrit.”.

A do të kishe frikë nëse do të shikoje një luan ose një ari? Ti duhet të kesh më shumë frikë nga librat dhe filmat që përmbajnë fjalë të pahijshme dhe sjellje të pamoralshme. Duhet të kesh frikë nga alkooli dhe droga që një shok mund të ta ofrojë për ta provuar. Madje duhet të kesh frikë edhe nga e ashtuquajtura “gënjeshtër e bardhë”, që duket e padëmshme. Këto janë gjëra që Satani i përdor duke u përpjekur të të shkatërrojë ty dhe të tjerët. Tregohu i zgjuar; qëndro larg mëkatit sa më shumë të mundesh.

Qëndro larg mëkatit!

Mirësevini në Aventurat në Odise
Në shinat e duhura

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>