Pjesa më e vështirë e ditësh është të nisësh punën në mëngjes pa pirë kafe. Këtë e kuptojnë mjaft mirë të gjithë ata që kanë fituar varësi nga kafja. Një pjesë e nisin në shtëpi me një kafe turke, pinë një tjetër pak para pune, një gjatë punës, një pas saj dhe kështu nuk mbahet mend se sa kafe në ditë mund të konsumojmë.

coffee-flower-reading-magazineSasia e kohës që rekomandohet të shmanget kafeina nuk është një shkencë ekzakte, pasi që askush nuk reagon njëlloj me kafeinën. Në përgjithësi, është zgjedhje e mirë të mos pini ndonjë pije me kafeinë 6 orë para gjumit.Nëse jeni duke punuar, studiuar ose thjesht duke u përpjekur për të qëndruar zgjuar në mbrëmje – është e lehtë për të marrësh  një filxhan kafe ose një pije energjike. Duke vepruar në këtë mënyrë, kjo mund të sjellë efekte negative në gjumin tuaj. Edhe pse kafeina ka efekte të ndryshme te persona të ndryshëm, rekomandohet që të shmanget konsumi i çdo sasie kafeine pas drekës.

Artsy-coffee-in-bedGjashtë orë para gjumit është zgjedhja më e mirë

Distanca mes kohës që ju keni konsumuar kafen e fundit dhe kohës që shkoni në shtrat nuk është një shkencë ekzakte, sepse ju nuk mund të reagoni ndaj kafeinës në të njëjtën mënyrë si një anëtar tjetër i familjes ose një mik. Megjithatë, një zgjedhje e zgjuar do të ishte të konsumonit një pije me kafeinë disa orë para se të shkoni në shtrat. Një studim i vitit 2013 i publikuar në “Journal of Clinical Sleep Medicine” ka raportuar se konsumimi i  kafeinës gjashtë orë para gjumit, mund të ketë një efekt të menjëhershëm, për të bërë një gjumë të qetë.

COFFEE-IN-BED-BY-TANRR-ON-INSTAGRAMJu e dini kufirin tuaj

Sipas “Harvard Medical School’s Division of Sleep Medicine” , ju duhet të hiqni dorë së konsumuari kafeinë, katër deri gjashtë orë para gjumit në qoftë se ju dëshironi që të keni një gjumë qetësues. Është e rëndësishme për të gjetur formulën që funksionon për ju; kjo formulë mund të jetë gjashtë orë ose më afër katër orë. Konsumoni sasi të moderuara të kafeinës, të tilla si një gjysmë filxhan kafe, në një numër të caktuar të orëve të para shtrat dhe të vini re rezultatet në cilësinë e gjumit tuaj. Nëse ju nuk flini mirë, atëherë konsumoni pijen tuaj të fundit me kafeinë më herët se 6 orë dhe keni për të parë menjëherë rezultate.

Si ta mposhtim lodhjen
Pse ndihemi të lodhur?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>