Live on Forever

“We’re gonna live on
Forever, forever, forever
We are not where we belong
We have a hope we’re gonna live on….

Djemtë e grupit The Afters janë njohur gjatë kohës kur punonin në një kafene. Një vend i pazakontë për disa muzikantë që vite më vonë do të pëlqeheshin për këngët e tyre kuptimplotë.  Tashmë kanë disa vite që kontribuojnë në muzikën e krishterë bashkëkohore. Së fundmi, ata kanë publikuar këngën, “Live on Forever” (Jeto Përgjithmonë), një këngë tepër ritmike dhe e pëlqyer nga të gjithë dëgjuesit.

Josh vokalisti i grupit tregon më tepër për mesazhin e kësaj kënge: “Kur filluam të shkruanim këtë këngë, po diskutonim për parajsën, dhe kohët e fundit kemi humbur miq shumë të dashur dhe anëtarë të familjes. Kur humbet njerëzit që ti do, kjo është një nga gjërat më të dhimbshme të kësaj jete, por kjo jetë nuk është fundi, dhe ne jemi krijuar për shumë më tepër se sa thjesht këtë botë. Tek Zbulesa 21:4 parajsa përshkruhet si një vend ku nuk ka më vdekje, ku nuk ka më pikëllim, ku nuk ka më dhimbje, nuk ka më lot. Thuhet se këto gjëra do të zhduken përgjithmonë, dhe kjo është shpresa tek e cila ne mbahemi, shpresa e jetës se përjetshme me Jezusin, dhe shpresa për të cilën flet kjo këngë.”

 

Zgjomë
Selena Gomez këndon përkrah Hillsong Young & Free.

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>