“Dhe vetë Zoti i paqes ju dhëntë vazhdimisht paqe në çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë.” –2 Thesalonikasit  3:16  Nuk do ta ekzagjeroja aspak nëse do të thosha se paqja është shumë e rëndësishme dhe është një përfitim  praktik dhe real i besëlidhjes sonë me Zotin. Paqja e Tij nuk duhet të jetë një surprizë që vjen një herë në kaq, por një rregull i vazhdueshëm në jetën tonë.

Apostulli Pal zbuloi natyrën thelbësore të paqes tek Thesalonikasit 3:16. A e vini re se ai e trajton paqen si diçka me rëndësi shumë të madhe? Ai thotë “ vazhdimisht,”  “në çdo mënyrë.”  Paqja mund të jetë e pranishme në çfarëdo situate.

Isaia e  përdori fjalën paqe 26 herë. Zoti  vazhdimisht premtoi paqe kur  robërit e Tij ktheheshin me gjithë zemër tek Perëndia. Pasazhi mesianik, i cili është bërë familjar për ne, gjendet tek Isaia 9:6 dhe identifikon paqen me Krishtin, duke e quajtur atë “Princi i Paqes.”  Vargjet që pasojnë, lidhin Princin e paqes me mbretërimin e Tij: Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mënçurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive.

Shumë prej nesh i mbajnë mend  përmendsh fjalët e Iasias tek 26:3 : Mendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.

A shihni ndonjë fill përbashkësie që i lidh këto shkrime? Isaia 9:6 e portretizon në mënyrë perfekte çelësin që të hap derën  e paqes: autoriteti. Kur ne e lejojmë Princin e Paqes që të qeverisë jetët tona, do të kemi paqe menjëherë dhe në vazhdimësi.  Paqja shoqëron autoritetin. A ke përjetuar ndonjëherë ndonjë periudhë  në jetën tënde ku je dorëzuar te Krishti në kohë të vështira dhe ke gjetur paqen e Tij, përtej të kuptuarit?

A mund të thuash gjithashtu se ndonjëherë ka pasur një mungesë të paqes, edhe kur situata ka qenë shumë më pak e vështirë? A e ke pyetur veten se ku qëndron ndryshimi? Paqja vjen në situata që i janë dorëzuar tërësisht autoritet Sovran të Krishtit.  Ndonjëherë kur ne më në fund nuk përpiqemi më, që të zbulojmë të gjitha përgjigjet për të gjitha pse-të në jetët tona dhe vendosim t’i besojmë një Perëndie Sovran, një paqe e papritur do të  bjerë mbi ne e do të na rifreskojë, njësoj siç bën shiu i verës. Ne ndonjëherë nuk e ndjejmë paqen, edhe pse situatat nuk janë aq të vështira. Kjo ndodh se ne nuk jemi aq të dëshpëruar  e të gatshëm që t’i çojmë problemet tona tek Zoti.

Unë më fund duhet të dorëzoja disa prej plagëve të fëmijërisë sime, nën autoritetin e Perëndisë, sepse kuptova se ato do të më konsumonin njësoj si një sëmundje kanceroze.  Kur më në fund unë e lejova Atë që të qeveriste mbi gjithçka që kishte lidhje me të shkuarën time, jo vetëm që Princi më dha paqen e Tij, por ai më solli të mirën nga diçka që ishte e tmerrshme dhe e padrejtë. Nëse nuk je përulur në gjunjë përpara autoritetit të Zotit në lidhje më çështje të së shkuarës, diçka  po të mban të lidhur. Krishti dëshiron shumë që njerëzit e Tij, të përjetojnë paqen e Tij. Besoj se Krishti trishtohet kur Ai sheh zemra që torturohen më kot. Ti mund të kesh paqen e Krishtit, besimtar, pavarësisht rrethanave të tua; por duhet të besosh, të ulesh në gjunjë, e të mësosh që të presësh. Duhet të mbajmë mend se të përulim gjunjët, është një akt i pastër bindjeje.  Ndoshta ti asnjëherë nuk ndihesh se duhet t’ia japësh rrethanat e tua, dhembjen, apo humbjen tënde Atij; por mund të zgjedhësh t’i nënshtrohesh autoritetit të Tij me besim dhe me bindje, në vend se ti nënshtrohesh emocioneve të tua. Bindja është gjithmonë shenja e një dorëzimi të vërtetë,ndaj autoritetit të Perëndisë.

Isaia 48:17 zbulon në mënyrë të mrekullueshme marrëdhënien midis bindjes, autoritetit dhe paqes. Zoti ka të drejtën që të gëzojë të gjithë autoritetin për shkak të asaj kush Ai është.  Më lejo që të ndaj pikëpamjen time, në lidhje me të drejtën e Tij për të pasur autoritet të plotë. Ai është Perëndi, krijuesi i qiejve dhe tokës, Autori suprem i të gjithë ekzistencës. Ai mbretëron mbi të gjithë dhe në Të, të gjithë gjërat ekzistojnë. Ai është Zoti, Mjeshtri dhe Pronari të gjithë krijesave që jetojnë. Ai është Bërësi dhe Mbajtësi i besëlidhjes. Ai është i shenjtë. Si Zot, Ai nuk ka për të kërkuar asgjë nga ne që nuk është e mirë, e drejtë dhe që nuk vjen në dritë. Ai është perfekt dhe i pastër. Së fundmi  Ai është shpengues, Ai është personi që na bleu ne, nga mjeshtri i mëkatit, në mënyrë që ne të përjetonim jetë me bollëk. Ai na bleu për të na çliruar. Çfarë duhet të themi pra për këtë? Nëse Zoti është me, kush mund të jetë kundër nesh? ( Romakët 8:31)

Kënaqu duke e ditur se Perëndia e frymëzoi Fjalën e Tij, me një kujdes të jashtëzakonshëm dhe saktësi të plotë. Ai e ka zgjedhur çdo fjalë në mënyrë të qëllimshme. Kur ai po thoshte se ne mund të kemi paqe njësoj si një lumë, Ai nuk po na jepte një figurë letrare. Ai e kishte me të vërtetë. Çfarë duhet për të pasur paqe? Vëmendje ndaj urdhërimeve të Zotit ( me  bindje)  përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë.  Bindja ndaj autoritetit të Zotit jo vetëm që sjell paqe si një lumë, por edhe drejtësi njësoj si dallgët e detit. Nuk po flasim për një drejtësi të përsosur, por për një drejtësi të vazhdueshme.

E sheh,  rruga e Zotit, është rruga e sigurt. Rruga e duhur.  Dhe e vetmja rrugë paqësore në një botë kaotike. Unë shpresoj që ju të keni zbuluar se paqja nuk është larg prej jush. Nuk është një qëllim për t’u përmbushur një ditë. Ti mund të fillosh një jetë duke pasur paqe të vërtetë sot. Që tani. Rruga drejt paqes është e mbushur me gjurmë gjunjësh.  Ulu në gjunjë ndaj autoritetit  të Tij plotësisht të besueshëm.
Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës!( Kolosianët 3:15)

 Nga  Beth Moore

 

Guxo të jesh ndryshe!
Prit të mirën prej Zotit

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>