Të kujdesesh për të tjerët të lejon që të kesh empati për  ta dhe të jetosh një jetë të bazuar mbi dashurinë dhe dhembshurinë për njerëzit që të  rrethojnë.  Ka shumë tundime të cilat na ofrojnë një jetë egoiste dhe   kjo na fokuson specifikisht vetëm në qëllimet  dhe dëshirat tona, por ditët e tua  do të jenë shumë më shpërblyese nëse ti  mendon për atë se çfarë njerëzit rreth teje mendojnë dhe ndjejnë.  Të kujdesesh do të thotë të ofrosh një vesh për të dëgjuar, të kuptosh  kur dikush ka nevojë  për ndihmë dhe ta ofrosh këtë ndihmë pa kërkuar  shpërblim. Janë të shumta rastet kur dikush ka nevojë për ty.  Ka njerëz që janë braktisur për shkak të kufizimeve të tyre fizike apo sepse janë plakur. Le të shohim se si në të tilla raste  ne mund të tregojmë kujdes:

Dërgo kartolina dhe shënime të shkruara me dorë!

 

Shko për vizitë në spitale, apo azile!

 

Dërgo lule, apo dhurata të vogla!

 

Jepu ushqime dhe me raste një vakt të tërë ushqimor!

 

Dil për shëtitje me ta dhe bëj veprimtari të tjera në natyrë!

 

Ofro të bësh larjen e rrobave dhe pastrimin e shtëpisë!

 

Bëhu një dëgjues i gatshëm dhe I vëmendshëm!

 

Trego dhembshuri emocionale dhe fizike!

 

Siguroju ndihmë financiare!

 

Lutu për ta!

 

“Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.” (Efesianëve 2:10)

Por ka raste  të veçanta ku duhet të kujdesesh për  dikë që e ke pranë teje dhe duhet ta bësh këtë për një kohë më të gjatë. Dhe kjo kërkon shumë përkushtim.  Kujdestaria me kohë të plotë mund të jetë diçka që kërkon shumë prej teje. Mos u habit kur ndjenja negative dalin në sipërfaqe. Këto ndjenja janë një rezultat i natyrshëm i lodhjes emocionale dhe fizike. Shumë kujdestarë ndjehen sikur nuk ka shpëtim prej burgut të tyre të përgjegjësive të pandërprera. E megjithatë, ky është shpesh mjedisi të cilin Perëndia përdor për t’i kthyer zemrat tona drejt Tij. Kur je duke u kujdesur intensivisht për dikë, kujtohu se mund të ndihesh:

 

I rraskapitur fizikikisht . . . i lodhur

 

Me Mëri . . . i inatosur dhe i zemëruar

 

I Izoluar . . . i vetmuar dhe i keqkuptuar

 

I Stresuar . . . fajtor dhe i copëtuar

 

I Kapluar . . . i pashpresë

 

I Neglizhuar . . . jo i vlerësuar

 

“Sepse ti na ke vënë në provë, o Perëndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi. Na ke bërë të biem në rrjetë, ke vënë një barrë të rëndë mbi kurrizet tona.” (Psalmi66:10-11)

 

Sa herë që  na duket se nuk ja dalim dot më,  apo kur duket se situata po bëhet gjithmonë e më shumë mbytëse, le t’i kthehemi Fjalës së Zotit e cila ka gjithmonë një përgjigje për gjithçka dhe na ngroh zemrën. Si e sheh Bibla kujdestarinë?

 

 Një shembull biblik i kujdestarisë

Atëherë ja, një doktor i ligjit u ngrit që ta vinte në provë dhe i tha: “Mësues, çfarë duhet të bëj

që të trashëgoj jetën e përjetshme?“. Dhe ai tha: “Çfarë është shkruar në ligj? Si e lexon?“.

Ai duke u përgjigjur tha: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten“. Jezusi i tha: “U përgjigje drejt; vepro kështu dhe do të rrosh“.

Por ai, duke dashur të justifikonte veten, i tha Jezusit: “Po kush është i afërmi im?“. Atëherë Jezusi u përgjigj dhe tha: “Një burrë zbriste nga Jerusalemi për në Jeriko dhe ra në duart e kusarëve, të cilët, mbasi e zhveshën dhe e bënë gjithë plagë, u larguan dhe e lanë gati të vdekur. Rastësisht një prift po zbriste nëpër të njëjtën rrugë dhe, mbasi e pa atë burrë, vazhdoi tutje, në anën tjetër. Po ashtu edhe një levit, kur arriti aty, erdhi dhe e pa dhe vazhdoi tutje, në anën tjetër.  

Por një samaritan, që po udhëtonte, i kaloi afër, e pa dhe kishte dhembshuri. Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdesua për të. Dhe të nesërmen, para se të nisej, nxori dy denarë dhe ia dha hanxhiut duke i thënë: “Kujdesu për të dhe ç`të shpenzosh më shumë, do të të jap kur të kthehem”. Cili nga këta të tre, pra, të duket se qe i afërmi i atij që ra në duart e kusarëve?“. Dhe ai tha: “Ai që u tregua i mëshirshëm ndaj tij“. Atëherë Jezusi i tha: “Shko dhe bëj kështu edhe ti“ (Luka 10:25–37)

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.

Na kontaktoni në qender_keshillimi@yahoo.com, P.O.BOX 29 14 Tiranë

A është i gabuar seksi përpara martesës?
E drejta për jetën

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>