Jeta e shpejtë! Në vitin 1967, ekspertët e menaxhimit të kohës dërguan një raport në Senatin e SHBA. Këta ekspertë besonin se risitë teknologjike, satelitët, dhe robotët do të përbënin një problem të madh për vendet e punës në Amerikë në vitet që do të pasonin.

Problemi? Njerëzit do të kishin shumë kohë të lirë.

Ky është një citat nga raporti: “Që nga viti 1985, njerëzve mund tu duhet të zgjedhin mes të punuarit 22 orë në javë, 27 javë në vit, apo të dalin në pension që në moshën 38-vjeçare,”

Teknologjia padyshim që nuk e ka zvogëluar kohën e lirë. Këta ekspertë nuk e parashikuan që ne do të mbushnim hapësirat mes orëve produktive me më shumë produktivitet.

Dhe sot, ne jemi të dhënë pas shpejtësisë. Ky pasion është shumë i përhapur, i është dhënë dhe një emër…sëmundja e të shpejtuarit.

Sëmundja e të shpejtuarit është përkufizuar si “një përpjekje e vazhdueshme për të përmbushur më shumë detyra dhe për të marrë pjesë në më shumë ngjarje në pak kohë, shpesh përballë kundërshtimit, të vërtet ose të imagjinuar, nga njerëz të tjerë.

Nëse i ke rënë burisë sepse personi përballë teje nuk u kthye mjaftueshëm shpejt apo ke kaluar nga një kasë te tjera në dyqan sepse kishte më pak njerëz, ti mund të vuash nga sëmundja e të shpejtuarit.

A mund të jemi të sinqertë me veten? Ritmi ynë nuk është i shëndetshëm. Kjo nuk ka nevojë për debat. Sigurisht, ne përmbushin më shumë dhe e bëjmë këtë në më pak kohë. Por sa na kushton kjo?

Shiko jetën e Jezusit. A nuk të duket e çuditshme që ai nuk shpejtoi kurrë? Ai nuk veproi sipas kërkesave të botës. Edhe pse Ai kishte një mision të madh për të përmbushur në një kohë të shkurtër kohe, Ai nuk u mbingarkua apo të përjetonte ankth.

Jezusi kishte peshën e botës në shpatullat  e Tij, fjalë për fjalë, por Ai nuk lejoi që ajo ta shtypte.

Mos ndoshta nëse do të ndodhte më shpejt mund të mos dukej se kishte të njëjtën rëndësi? A ka mundësi që jeta e shpejtë të të mos çojë në një jetë të mirë? Kështu mendohet. Të shpejtuarit nuk është prej Perëndisë. Ashtu siç tha edhe psikiatri Carl Jung, “Të shpejtuarit nuk është prej djallit. Të shpejtuarit është djalli.”

Përpara se të fillojmë, nuk duhet të mendoni se ky artikull po hap luftë kundër produktivitetit apo shpejtësisë. Jo. Teknologjia është e pëlqyeshme. Edhe shpejtësia. Nuk mund të imagjinohet një botë pa avionë dhe kompjuter apo internet. Lufta është kundër të shpejtuarit, rezultateve idhujtarë të shpejtësisë dhe produktivitetit.

Ja se çfarë kostoje kemi nëse e jetojmë jetën duke shpejtuar.

  1. Jeta e shpejtë na pengon të njohim Perëndinë.

Ja disa rreshta nga libri “Ku është Perëndia” (Where Is God):

 “Ku është Perëndia…Zoti është në fillim…në duart e vogla të një foshnje…Ku është Perëndia?…Zoti është në fund…në kafshatën e fundit të tortës së ditëlindjes…Ku është Perëndia? Zoti është në botë…Zoti është kudo…kudo që shikojmë.”

Në një botë që shpejton, ne nuk kemi kohë të shohim apo të presim, nuk kemi hapësirë për Perëndinë. Jeta ka të bëj me atë që vjen, ngjarjen që vjen, detyrën tjetër në listën tonë të gjërave që duhen bërë.

Për aq kohë sa lëvizim me këtë shpejtësi, nuk duhet të habitemi se përse marrëdhënia jonë me Perëndinë po vuan, përse dukemi të humbur dhe të mërzitur.

Zoti është kudo që shohim, por a po shohim ne?

  1. Jeta e shpejtë ul dhembshurinë dhe empatinë.

Dhembshuria dhe empatia janë të ngjashme dhe të ndryshme. Dhembshuria e sheh vuajtjen apo dhimbjen e personit tjetër dhe ka një dëshirë për të ndihmuar. Empatia sheh emocionet e personit tjetër dhe ndjen të njëjtën gjë.

Dhembshuria dhe empatia zhduken në kultura që shpejtojnë. Në vend që të ndihmojmë të afërmin tonë apo të dëgjojmë mikun tonë të lënduar apo kolegun, ne shpejtojmë të “veshim këpucët” dhe “të largohemi”, shumë ndryshe nga Jezusi.

Jezusi gjithmonë la vend për dhembshurinë, pavarësisht kërkesave rreth Tij. Ai mirëpriti fëmijët, ushqeu mijëra njerëz të uritur dhe vazhdimisht tërhiqej që të shëronte të sëmurët dhe të fliste me  të dëbuarit.

Çfarë do të bënte Jezusi në kulturën tonë të pasionuar pas menaxhimit të kohës?

Çfarë ndjen ti kur sheh dikë të lënduar? Cili është reagimi yt përkundrejt dikujt që ka një perspektivë tjetër? Po të dëbuarit dhe të margjinalizuarit? A je më shumë i prirur për të ndaluar dhe dëgjuar apo për t’i gjykuar ata që nuk përpiqen shumë, që bëjnë zgjedhje të gabuara, etj?

  1. Jeta e shpejtë rrit ankthin, depresionin dhe varësinë.

Përmes lenteve të ditëve të sotme, Jezusi e çoi dëm shumicën e kohës së Tij. Ai u pagëzua në moshën 30 vjeçare. Menjëherë pas pagëzimit të tij, Ai shkoi në shkretëtirë për 40 ditë. Jezusi mund të bënte mrekulli shumë kohë përpara të 30-ve, dhe ndjekësit e tij mund të kishin qenë më të shumtë.

Hë pra Zot. Duket gjë e pamend. Ndoshta i duhej një ekspert në menaxhimin e kohës që ta ndihmonte të menaxhonte jetën e Jezusit?…

…Çfarë është kjo, Perëndi?…Po, bëre yjet…Ishe shumë kohë përpara meje…Po, ke të drejtë, të të këshilloj dikush që e ke krijuar duke budallallëk.

30 vitet që Jezusi i kaloi pa u vënë re nuk ishin vite të humbura kot. Perëndia i përdori ato vite dhe ushqeu virtyte të rëndësishme te Jezusi…durimin dhe vetëkontrollin.

Tundimi në esencë është një zvogëlim i kohës mes impulsit dhe veprimit. Nuk duhet të habitemi që ankthi, depresioni, dhe varësia kanë pllakosur një kulturë që shpejton. “Edhe kënaqësia e menjëhershme merr shumë kohë”, siç tha edhe aktorja Carrie Fisher njëherë.

A mundet që 30 vitet përpara se Jezusi të fillonte shërbesën dhe 40 ditët në shkretëtirë të kenë krijuar një hapësirë kaq të madhe mes impulsit dhe veprimit sa Ai të mos ishte kurrë mendërisht dhe shpirtërisht i aftë për të mëkatuar? Nuk e dimë. Thjesht po hamendësohet. Jo për të thënë që Jezusi nuk ishte i prekshëm fizik për tu sulmuar, por kur Satani iu përqas, ndoshta vitet e tij që e pasuruan me durim dhe vetëkontroll parandaluan mendjen dhe zemrën e Tij nga të vepruarit sipas impulseve fizike.

Nëse është kështu, ndoshta është koha që të mos i shohim më terrin dhe shkretëtirën, tensionin dhe dhimbjen si anë negative.

  1. Jeta e shpejtë shkatërron marrëdhënie domethënëse.

Shumë nga ato që i japin kuptim jetës – miqësitë, familja, dhe komuniteti – kanë nevojë për gjënë që njerëzit që shpejtojnë nuk e kanë: kohën.

Duke qenë i zënë, mbyt marrëdhënie domethënëse dhe që japin jetë. Njerëzit që shpejtojnë thjesht nuk kanë hapësirën që të mbajnë miqësi apo të investojnë për të reja.

 E shohim edhe në jetën tonë. Mes punës, fëmijëve dhe familjes, mund të kalojnë javë, madje edhe muaj, pa i telefonuar miqtë e mirë dhe as nuk e kuptojmë.

Martesa po ashtu ndikohet shumë nga të shpejtuarit. Pasazhi i mahnitshëm mbi dashurinë – 1 Korintasve 13 – si filloin ai? “Dashuria është e durueshme.”

Dashuria nuk e ka me nxitim. Martesat e mira, ato që shohim duke i hedhur sytë tej gjyshërit, ato që janë të mbushura me paqe, gëzim dhe shpresë, kërkojnë vite. Por, le të jemi të sinqertë, nuk kemi kohë për vitet. Dhe mendo, sa shumë divorce dhe shtëpi të ndara janë produkt i padurimit?

Pastaj janë fëmijët. Fëmijët mund të vuajnë më shumë se çdokush tjetër se ne jemi të zënë e shpejtojmë. Si prind mendon se është detyrë e jotja të mbrosh fëmijët nga mërzia. Por, sot, ndërsa ata veshin dorashkat, duke vrapuar çmendurisht për të kapur një fantazmë imagjinare, vras mendjen nëse jemi në që kemi nevojë që një 3 ose 4 vjeçar të na mbrojë.

Koha kur nuk merakosesh është oksigjeni që mban marrëdhënie domethënëse gjallë, dhe është vendi ku lind mahnitja, gëzimi dhe kreativiteti.

  1. Jeta e shpejtë çon në një ekzistencë të sipërfaqshme dhe të pakuptimtë.

Kur gjërat ndodhin shumë shpejt, askush nuk mund të jetë i sigurt për asgjë, për asgjë fare, as për veten e vet.

Milan Kundera

 “Qëllimi” është një fjalë trendi në kulturën e sotme, dhe me të drejtë, ne jemi krijuar për diçka më të madhe se vetja jonë. Por në një botë që shpejton, një jetë me qëllim është më e paarritshme se sa përbindëshat imagjinar të ujërave.

Ja përse.

Qëllimi yt është unik. Është një derdhje e pasionit dhe aftësive të tua. Duke bërë analiza të vetvetes që kërkohen, duke parë brenda vetes. Kjo kërkon qetësi dhe kohë me Perëndinë.

Njerëzit e zënë nuk kanë kohë për analiza të vetvetes dhe qetësi. Rezultati është një botë kopjacësh dhe ekzibicionistësh. Në një botë që shpejton, ne do imitonim dike më mirë se sa të bëheshim burri dhe gruaja unike që Zoti na ka krijuar të jemi.

Mund të sigurohemi që po lëvizim me një shpejtësi të pashëndetshme kur të jemi më të shqetësuar për atë që po bëjmë se sa atë që po bëhemi, më të shqetësuar për vlerën e jashtme se sa për integritetin.

Dhe mund të jemi të sigurt se një ekzistencë e pakuptimtë dhe egoiste na pret derisa të mësojmë të ngadalësohemi.

______________

Ritmi i jetës tënde ka rëndësi. Një jetë e shpejtë nuk është domosdoshmërish një jetë e mirë. Një jetë më produktive nuk është domosdoshmërish një jetë me kuptim.

Nga Frank Powell.

Këpucët e Krishtlindjes - Isha i zbathur dhe ju më mbathët
Zhvillimi i trurit te femijët ndikohet nga koha para ekranit.

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X