Gjithnjë e më shumë po rritet numri i aborteve në botë.  Me të njëjtat ritme ky fenomen është duke u rritur edhe në Shqipëri. Edhe pse një pjesë e konsiderueshme e mjekëve  mundohen ta parandalojnë këtë tendencë duke i këshilluar vajzat apo gratë për rrisqet e  mëvonshme, duket se vrulli për të shkëputur fëmijët  nga jeta nuk po ndalet.  Zakonisht justifikimi nis me  faktin se një embrion nuk ndjen, nuk është i gjallë  dhe as  i vetëdijshëm për ekzistencën e tij, por Perëndia na siguron se  jeta e njeriut fillon që në ngjizje.

 

“Kështu thotë Zoti, Shpengimtari yt, ai që të ka

formuar që në bark të nënës: Unë jam Zoti që kam

bërë tërë gjërat.” (Isaia 44:24)

 

Le të shqyrtojmë disa nga fazat e zhvillimit të jetës së një embrioni.

 Muaji i Parë

— Menjëherë pas pllenimit, fillon zhvillimi qelizor. Seksi i qenies së re, mund të përcaktohet që përpara ngulitjes.

— Në momentin e ngulitjes, qenia e re përbëhet nga qindra qeliza, e ka zhvilluar një hormon mbrojtës për të mos lejuar që trupi i nënës ta refuzojë të palindurin, si një ind të huaj.

— Në moshën 17 ditore, jeta e re ka zhvilluar rruazat e gjakut.

— Në moshën 18 ditore, ndodh me raste pulsimi i një muskuli

(që është zemra).

— Në moshën 19 ditore, fillojnë të zhvillohen sytë.

— Në moshën 20 ditore, është shtrirë themeli i   trurit, shtyllës kurrizore si dhe i të tërë sistemit

nervor.

— Në moshën 21 ditore, zemra fillon të rrahë.

— Në moshën 28 ditore, janë zhvilluar shtylla kurrizore dhe 40 çifte muskujsh në bustin e jetës

së re. Krahët dhe këmbët janë në formim e sipër.

Muaji i Dytë

— Në moshën 30 ditore, qarkullimi i rregullti gjakut është i dukshëm përbrenda sistemit vaskular; ka filluar zhvillimi i veshëve dhe i hundës.

— Në moshën 40 ditore, zemra e fëmijës rreh më shpejt se zemra e nënës, e prodhon pothuajse 20 përqind të energjisë së zemrës së një të rrituri.

Java 6

— Foshnja është 1,27 cm i gjatë.

— Në moshën 42 ditore, skeleti ka përfunduar dhe reflekset janë të pranishëm.

— Në moshën 43 ditore, mund të regjistrohen modele valësh elektrike të trurit. Kjo zakonisht është një provë e mjaftueshme që tregon se në tru po zhvillohet procesi i “të menduarit”. Jeta e re tashmë mund të konsiderohet si një person që mendon.

Java 7

— Foshnja është 63,5 mm i gjatë.

— Në moshën 49 ditore, fetusi ka pamjen e një kukulle të vogël, me gishtërinj dhe veshë të plotë.

Java 8

—Në moshën 56 ditore, të gjitha organet (si:stomaku, mëlçia, veshkat, truri), janë funksionale

e të gjitha sistemet janë në punë. Jeta e re i ka të gjitha pjesët e saj fizike, e tani ka nevojë vetëm

për ushqim. I gjithë zhvillimi i ardhshëm, është thjesht ai i përmirësimit dhe rritjes së madhësisë,

derisa të arrihet pjekuria rreth moshës njëzet e tre vjeçare. Kjo fazë është afërsisht dy muaj përpara “gjallërimit”, ose përpara se mamaja të ndjejë lëvizjet. Mamaja zakonisht nuk i ndjen lëvizjet e fëmijës deri katër muaj pas ngjizjes.

Muaji i Tretë

— Foshnja është 5,1 cm e gjatë. Fillojnë të shfaqen gjurmët e gishtërinjve.

— Në moshën 9 dhe 10 javore, picërron sytë, përtypet dhe luan gjuhën. Pamja e fytyrës dhe

trupit të tij, i përngjan më shumë asaj të një foshnjeje, dhe karakteristikat fizike janë bërë të dukshme.

— Në moshën 11 dhe 12 javore, lëvizin krahët dhe këmbët ndërkohë që shfaqen edhe thonjtë.

Përveç thithjes së gishtit, jeta e re merr dhe nxjerr lëng amniotic.

— Në moshën 13 javëshe, në kokën e foshnjës shfaqen flokët.

Muaji i Katërt

— Në moshën 14 javëshe, i bashkon të dyja duart dhe thith gishtin e madh të njërës dorë.

— Në moshën 16 javëshe, dallohen qartë organet gjenitale. Duart janë në gjendje që të kapin gjëra. Jeta e re noton, shkelmon dhe bën kapërdimje, paçka se këto lëvizje shpesh herë janë ende të pandjeshme nga mamaja.

Muaji i Pestë

— Në moshën 18 javëshe, foshnja është 30 cm e gjatë, dhe mamaja mund ta ndjejë foshnjën e saj

tek lëviz. Kordat zanore funksionojnë. . . . Jeta e re mund të qajë.

Muaji i Gjashtë

— Në moshën 26 javëshe, organet shqisore funksionojnë të tërë— foshnja është në gjendje të

dëgjojë, shikojë, shijojë dhe prekë.

 

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.

 

Na kontaktoni në qender_keshillimi@yahoo.com, P.O.BOX 29 14 Tiranë

E drejta për jetën
Aborti: Jo një zgjedhje, por një fëmijë.

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>