Në lajmet më të fundit u paraqit edhe rasti i një gruaje që vuante nga varësia prej rrobave dhe specifikisht, nga rrobat “Gabi”. Për të larguar varësinë iu desh që të bënte disa seanca psikiatrie. Ne njohim një llojshmëri të madhe varësish, por pak është dëgjuar për varësinë nga rrobat.

Ngjyrat janë shumë të bukura, stolitë gjithashtu. Por ato as nuk i shtojnë e as nuk i heqin vlerës sonë. Nëse hyjmë në shtëpinë e një shumice vajzash, me siguri që do të vëmë re një dollap, dyert e të cilit duan të shpërthejnë sepse nuk mbajnë dot më gjithë ngjyrat, format dhe shkëlqimin e rrobave të shumëllojshme.

Edhe në Shqipëri, pavarësisht se nevoja më e madhe për zhvillim është në ekonomi, arsim dhe infrastrukturë, zhvillimi vjen në modë. Dyert për këtë të fundit mesa duket hapen më lehtë. E kush nuk do t’ia hapte derën të bukurës? Por kjo “e bukur”, duket se po robëron mendjet dhe emocionet e shumë personave, kryesisht vajzave.

Duke mos dashur të kritikohet ekstremisht moda, problemi nuk qëndron me vlerësimin e saj, por me zhvlerësimin e vetes. Mendësia që haset shpesh tregon se paraqitja i jep vlerën personit. Shumë vajza vuajnë sepse nuk kanë mjaftueshëm ngjyra për të kombinuar veshjet e tyre. Kur sigurojnë një shumë të caktuar parash, vërshojnë në mendime se cilat janë rrobat që mund të blejnë me to, dhe jo se çfarë është më jetike.

E vërteta e mbuluar nga rrobat është se, këto të fundit nuk përcaktojnë vlerën tonë. Rrobat u krijuan për ne dhe jo ne për to. Stolitë më të bukura që mund të veshim çdo ditë janë dashuria, mirësia, mirënjohja, besnikëria etj. Këto stoli kanë një shkëlqim ndryshe nga diamantet. Shkëlqimi i tyre depërton në zemër. Edhe para 2000 vjetësh Pali ka shkruar: “Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshetimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura, por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë. Sepse kështu stoliseshin dikur gratë e shenjta që shpresonin në Perëndinë, duke iu nënshtruar burrave të tyre, ashtu si Sara, që i bindej Abrahamit duke e quajtur “zot”; bija të saj ju jeni, në qoftë se bëni mirë dhe nuk trembeni nga ndonjë frikë.”

Rrobat do ta humbasin rëndësinë e tyre me kalimin  e kohës, por virtytet nuk do ta humbasin kurrë. Virtytet janë ato që na japin vlerën, ndërsa një veshjeje, ia japim ne vlerën.

Si t'i japësh fund varësisë ndaj rrobave
Si të mbijetosh gjatë botërorit?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X