Lexo:1 Korintasve 12:1-6, 28

Duke shpejtuar të përgjigjej në telefon, Aurora thirri: “ E ngre unë!”

Po telefononte  xhaxhi Bledi, drejtori i muzikës  në  kishën e Aurorës.

Ai tha: “Aurora, ke  bëre një punë të mirë me vargjet solo dje,  me korin e të rinjve. Si thua të këndosh një solo,  në programin e Krishtlindjes, këtë vit?  Unë kam një këngë që i përshtatet shumë mirë zërit tënd.”

Aurorës,  filloi t’i merret goja: “Unë . . . unë nuk mundem. Kisha do jetë e mbushur plot atë natë. Unë do të ndihesha shumë e frikësuar!”

Xhaxhi Bledi, e inkurajoi atë të mendonte dhe të  lutej, mbi këtë çështje, por Aurora refuzoi.

Ajo tha: “Le ta bëjë dikush tjetër.”

Pasi e mbylli telefonatën, ajo i tregoi mamasë në lidhje me bisedën që kishte pasur .

Nëna e inkurajoi: “Pse të mos ta provosh zemër? Ti ke një zë të mrekullueshëm Aurora.”

Aurora tha: “Po sikur të harroj fjalët, ose zëri im të  ngjiret? Unë do të preferoja të mos këndoja fare,  sesa të dal si budallaqe. Unë do të këndoj, kur të jem ca më e rritur .”

Nëna tha ndërsa filloi darkën: “  Nuk mund të rri pa të thënë se më mërzit  fakti  që kërkon të  mbyllësh e  të fshehësh zërin tënd, brenda një sirtari.

Aurora ishte  në mëdyshje nga vërejtja që  bëri nëna e saj, por nuk kërkoi më  asnjë sqarim. Ajo u çlirua, që ky diskutim mbaroi! Atë mbrëmje,  Aurora po merrej me rregullimet e fundit, për  shallin që po bënte për gjyshen e saj,  për Krishtlindje.

Nëna e saj e kishte mësuar atë , sesi të thurte  dhe shalli kishte dalë vërtetë  shumë mirë.

Aurora pyeti: “Unë besoj se gjyshja do ta pëlqej këtë, a nuk mendon kështu edhe ti nënë?

“Nëna u përgjigj: “Unë jam e sigurt që do ta pëlqejë. Është vërtetë i bukur. A mendon se ajo do ta vesh atë? Apo do ta mbaj në një raft dollapi dhe s’do ta vendosi fare?”

Aurora u trondit dhe protestoi: “Ta vendosi në një raft? Jo! Shpresoj që jo! E bëra për gjyshen që ta veshi dhe jo që ta fshehë!”  Nëna tundi kokën. “Dhe ti do lëndoheshe, nëse s’do ta përdorte, apo jo?” Aurora tha: “Epo . . . sigurisht, por pse të mos ta përdorte ajo?”

Nëna tha:  “Pyetje e mirë. Ti ke të drejtë-ajo do ta përdorë atë. Por, Aurora kjo më kujton mua zërin tënd. Perëndia,  të ka dhënë ty një talent të veçantë,  që ta përdorësh.”

Aurora tha ngadalë “Pra . . . këtë doje të thoshe , kur the se s’duhet ta mbyll zërin tim në një sirtar. Ti do të thuash që ta përdor atë.” Ajo  psherëtiu. “Unë e di, që ke të drejtë. Unë jam akoma e frikësuar, por do të telefonoj xhaxhi Bledin dhe do t’i them , se do ta provoj atë këngë,  nëse ai s’i ka kërkuar dikujt tjetër që ta këndonte atë.”

 

A ke zbuluar ndonjëherë që dikush nuk e ka përdorur një dhuratë që i ke dhënë? A mund ta imagjinosh sesi do të ndiheshe,  nëse kjo do të ndodhte? Po për sa i përket dhuntive që Perëndia të ka dhënë ty? A i përdor ato, apo  refuzon të përdorësh dhuntitë e tua nga frika e dështimit?  Apo  sepse je shumë i zënë?  Ose, sepse s’e ndjen, që ta bësh? Perëndia do që të përdorësh talentet e tua, jo që t’i fshehësh ato në një raft.

 

 

Përdori talentet e tua për Perëndinë!

Dy Davidë
Një autor i njohur

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>