Lexo:Eksodin 33:17-23

Ja ku del dhe dielli celesa per femije 2

Poli u ul në gjunjë mbi tokën e butë , e me duart në  doreza, nisi të shpupuriste copa të mëdha të grumbullit me dhe. “Gjysh”- thirri  ai ndërsa po shihte nga ana e kopshtit, ku gjyshi i tij po nxirrte disa pako me fara për t’i mbjellë- “Mësuesi i shkollës sime të  së dielës,  thotë se Perëndia është Trinitet—ai është Perëndia At, Perëndia Bir dhe Perëndia Fryma  e Shenjtë, por në të njëjtën kohë ata të gjithë  janë një Perëndi.”

Motra e tij, Elena u vrenjt dhe pyeti. “Si ka mundësi që Perëndia, mund të jetë tre njerëz e përsëri të jetë një?” “Kjo është e vështirë për t’u kuptuar”, u dha atyre të drejtë gjyshi, ndërkohë që ngriti një pako me fara rrepke, “por sigurisht mësohet në Bibël.” Ai i dha pakon Elisës. “A do që t’i mbjellësh këto për mua?”  “ Sigurisht.” tha Elisa, Ajo pa lart nga qielli, ndërsa po hapte pakon.

“Është kaq errët sot. Unë dua shumë që të dalë dielli” – tha ajo  ndërsa filloi të shpërndante pak nga pak ,farat e vogla në gropëzat e cekëta, që kishte hapur vëllai. Poli pyeti gjyshin duke u kthyer te çështja që po e shqetësonte: “ A  mund të na e  shpjegosh Trinitetin , gjysh?”

Gjyshi buzëqeshi. “Epo, Elisa sapo përmendi diellin. Ai është një ilustrim shumë i mirë për Trinitetin.”  “Dielli lart në qiell?” – pyeti Elisa?

Gjyshi tundi kokën. “Po. Së pari, ai ilustron  më së miri Perëndinë Atë. Pa më thoni  . . . a e ka parë ndokush diellin?”

“Sigurisht! Ne e shikojmë atë pothuaj çdo ditë.” u përgjigj Poli.

“Në fakt ne nuk e shikojmë- kundërshtoi gjyshi.  Ne shikojmë  vetëm dritën prej diellit.    Asnjë nuk mund të shikojë direkt vetë diellin. Nëse veprojmë kështu ai  mund të dëmtojë seriozisht sytë tanë.”

Poli ra dakord: “Unë mendoj që kjo është e vërtetë, por . . . si mund të thuash se ai është si Perëndia Atë?”

“Bibla na  thotë, se  asnjë se ka parë Perëndinë Atë. Ai është kaq i madh dhe i lavdishëm saqë qeniet njerëzore nuk mund ta shohin atë.   Edhe pse ne nuk mund ta shikojmë, ne dimë rreth Tij dhe e njohim atë  përmes Biblës dhe përmes natyrës.” Ndërsa Elisa vazhdonte që të  hidhte fara rrepke në tokë,  të dy fëmijët menduan për shpjegimin e gjyshit.

Poli tha: “Dakord, pra dielli është një ilustrim i Perëndisë Atë. Po për sa i përket dy pjesëve të tjera të Trinitetit?”

Gjyshi u përgjigj: “Do ta shpjegoj shumë shpejt edhe këtë.Më parë , le të ujisim zonën që kemi mbjellë.”

A e ke të vështirë të besosh Perëndinë sepse nuk mund ta shohësh atë? Ti nuk mundesh të shikosh as  diellin, por sigurisht  që nuk dyshon  në faktin se ai ekziston. Ka shumë fakte  që provojnë se Perëndia ekziston gjithashtu—fakte në natyrë (shiko Psalmin 19), në dëshminë dhe mësimin e Jezusit (Gjoni 1:18) dhe fakte për  jetë që kanë ndryshuar,  prej fuqisë  së  Perëndisë. Edhe pse nuk mund të kuptosh gjithçka rreth Perëndisë, ti mund të besosh se çfarë Bibla na  mëson rreth Tij.

 

 

Ti nuk mund ta shikosh Perëndinë Atë!

 

Ja ku del dhe dielli (vazhdon.)
Përse kaq i acaruar?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>