Lexo:Gjoni 1:1-14; Gjoni 8:12
“Në shkencë, ne kemi mësuar, se dielli është një yll i ndritshëm.” – tha Poli, duke tërhequr tubin  për të ujitur kopshtin: “ Ai është në qendër të sistemit tonë diellor.” Ndërsa ai po fliste, retë u shpërndanë dhe dielli shndriti sërish.

Elisa thirri:  “Shiko, gjysh!” Ja ku po vjen dielli!”

Gjyshi hodhi një shikim rreth e rrotull kopshtit. Ai pyeti: “ Ti do të thuash që ai top i madh dhe  i ndritshëm po bie nga qielli, drejt e këtu?”

Poli qeshi “Oh, gjysh, ti e di se për çfarë po flet Elisa!  Drita e diellit është ajo  po vjen tani. Siç ti the më parë, janë rrezet e diellit që ne shikojmë.”

Gjyshi nënqeshi. “Ke të drejtë”  –tha ai “dhe kur e mendon, kjo mund të të  ndihmoj ty që të kuptosh sesi dielli, ilustron pjesën e dytë të trinitetit.”

Elisa pyeti: “Ky është Perëndia Bir,  apo jo?”

“Saktë” . Gjyshi eci drejt një pemë dhe u ul, duke ia bërë me shenjë fëmijëve që të bashkoheshin me atë.

Ai tha: “Ne në fakt nuk e shikojmë diellin dhe nuk e shikojmë Perëndinë Atë . Por ne e shikojmë dritën që vjen prej diellit. Dhe kush quhet drita e botës, në bibël?

Poli u përgjigj me shpejtësi:“është Jezusi! Unë e di , se çfarë po thua. Ne shikojmë dritën që vjen prej diellit në qiell,  dhe ne shikojmë dritën e botës ,  që vjen prej Perëndisë Atë.”

Gjyshi tha: Ke të drejtë. Në kohërat e Biblës, njerëzit e panë nga afër Jezusin.

Elisa tha: “Ne mësojmë rreth Atij në Shkollën e së Dielës dhe duke lexuar Biblën. Ajo zbardhi dhëmbët. “Hej!  Diell, është fjala që ne përdorim  për të dyja,  diellin lart në qiell dhe për dritën që vjen prej tij. Dhe ata të dy janë diell. Ata me të vërtetë janë vetëm një- ata janë e njëjta gjë.”

Poli tha i mendueshëm: Pothuaj si Perëndia Atë  dhe Perëndia Bir janë një. Ne i quajmë të dy Perëndi, sepse të dy me të vërtetë janë Perëndi. Kështu që . . . kjo shpjegon që Perëndia  Atë dhe Perëndia Bir janë një , por nëse Perëndia është trinitet, ka akoma një pjesë të tretë për t’u shpjeguar.”

Gjyshi tundi kokën, e më pas u çua duke murmuritur.  “Epo,  nëse do të rrijmë ulur këtu , nuk do ta  mbarojmë dot punën me  kopshtin. Le të kthehemi atje dhe  të flasim ca  më shumë ndërkohë që  punojmë.”

Kur mendon për Jezusin, a mendon për një njeri të mirë? Ose për një shok të mirë? Ai është të dyja këto bashkë – por gjithashtu është shumë më shumë se kaq…Ai është Perëndia! Kur ti mëson  gjëra të mëdha dhe të mrekullueshme mbi të, ti po mëson për Perëndinë. Fakti më i mrekullueshëm, është se Jezusi të jep ty mundësinë që të bëhesh bir i Perëndisë. Sepse Ai është Perëndi , Ai ishte në gjendje të merrte dënimin që ti meritoje. Ti ke nevojë që thjesht të besosh tek  Ai, si Shpëtimtarin tënd  që të çliroi nga mëkatet. (Shiko ABC-në e Shpëtimit në fund të këtij libri.)

     Jezusi është Perëndi!

Fryma e Shenjtë është Perëndi
Ja ku del dhe dielli

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>