Ai ka filluar diçka të mirë dhe unë do ta besoj

Ai ka filluar diçka të mirë dhe Ai do ta përfundojë

Kështu që unë festoj për të vërtetën

Unë jam i papërfunduar…”

Fituesja e çmimit Grammy, Mandisa është duke pritur të publikojë albumin e saj të pestë, “Out Of The Dark” (Jashtë Errësirës). Ai do të publikohet në 19 Maj, dhe është albumi i saj që vjen pak katër vitesh pauze nga ana e këngëtares në tregun muzikor. Me mbi një milion shitje Mandisa rikthehet me një passion të ri për muzikën, duke pasuar kështu vitet e depresionit nga i cili vuajti për shumë kohë. Ajo po del nga kjo zonë e depresionit me një vullnet për të qenë tërësisht transparente dhe e ndjeshme për udhëtimin e saj.

Single-i i parë i albumit “Unfinished”, “I papërfunduar” është transmetuar në radio dhe pason  hit-et e tjera të Mandisës që janë “Overcomer” dhe  “Stronger”.

Për këtë këngë Mandisa është shprehur:

“Kënga ime Fitimtar ishte frymëzuar nga mikesha ime Kisha, ajo luftoi me kancerin e gjirit, dhe ndërsa u lutëm për të, besonim se Perëndia do ta shëronte. Mund të imagjinoni zemërimin, zhgënjimin dhe habinë time, kur Kisha, ndërroi jetë. Ajo shkoi në shtëpi me Zotin. Në atë moment, ndodhi diçka në zemrën time, fillova të bëja pyetje, të dyshoja dhe mendoja, ‘A është ky Zoti që unë besoj, me të vërtetë i mirë? Nëse Ai është i mirë, pse do lejonte të ndodhnin gjëra të këqija? Pyesja veten nëse ekzistonte, dhe pastaj nëse ekziston pse lejon të ndodhin gjëra të tilla? Përjetova depresionin më të thellë të jetës sime, për disa vite me radhë. Ndërsa Zoti filloi të më nxirrte nga ajo gropë, Ai filloi të më tregonte disa gjëra. E para, se rrugët e Tij janë më të larta dhe gjithmonë më të mira, dhe sado që nervozohem shumë kur nuk i kuptoj rrugët e tij, tani kam pranuar se ai di më shumë se unë dhe do të ndodhin gjëra që unë mund të mos i kuptoj. Zoti ynë është i mistershëm, ne kurrë nuk do të jemi të aftë të kuptojmë se sa e lartë, e thellë dhe sa e gjerë është dashuria e tij. Mund të mos kuptojmë plotësisht gjithçka që ai lejon të ndodh, por unë di që Zoti im është i mirë, dhe ai është besnik. Dhe unë mund ti besoj atij dhe kur nuk kuptoj, mund të pushoj në këtë të vërtetë.

Një gjë tjetër që ai më tregoi ishte se Ai që ka filluar një punë të mirë tek unë do ta coj në plotësim deri në ditën e Krishtit Jezus. E them këtë sepse ndihem sikur luftoj me të njëjtat probleme, me të njëjtat mëkate, pambarimisht, dhe filloj ta mundoj veten. Luftoj shumë me turpin por Perëndia gjithashtu po fillon të më tregojë se ai nuk ka përfunduar akoma punë me mua. Ndaj në vend që ta mundoj veten dhe të ec në turp, keqardhje dhe mëshirë për veten, se ai do që unë te kthehem, të pendohem, të filloj çdo gjë nga e para. Të mos qëndroj në negativitetet, dhe të pushoj dhe besoj se ai po punon akoma në jetën time. Jam mbështetur tek vargu tek Filipianëve 1:6, sa herë që shqetësohem për gjithçka që kam bërë gabim. Dua t’ju inkurajoj dhe ju, se nëse ngatërroheni vazhdimisht, nuk ka rëndësi se sa herë rrëzoheni, por se sa herë ngriheni sërish lart. Ndaj mos u zhysni në frikë dhe negativitet, beso se Perëndia vazhdon të punojë. Se ti nuk je një dështim, apo rrëmujë, se nuk je një gabim, je thjesht një vepër e papërfunduar.”

7 Këngët e Reja të Pashkës 2017

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>