Këngët e saj këndohen ҫdo javë nga një kor botëror. Vetëm ‘Shout to the Lord’ (Thërrisni për Zotin) këndohet nga 30 milionë njerëz ҫdo jave. Këngët dhe regjistrimet e saj kane mundësuar realizimin e 16 albumeve te arta dhe te platinit. Librat e saj jane perkthyer ne 19 gjuhe.

Darlene Zschech me pasionin e saj për mentorimin e drejtuesve të adhurimit ka frymëzuar një brez të ri që të shërbejë dhe drejtojë përreth botës Zemra e saj për jetimët dhe gratë e veja ka ndihmuar në nismën HOPE, që tani u shërben mijëra vetëve dhe fëmijëve më të varfër të botës.

‘In Jesus’ Name: A Legacy of Worship and Faith’ (Në emrin e Jezusit: Një trashëgimi adhurimi dhe besimi) është një album që feston shërbesën e Darlene Zchech. Kjo përmbledhje që publikohet sot, përmban 15 këngë duke përfshirë Shout To The Lord, Power Of Your Love, The Potter’s Hand, Victor’s Crown dhe In Jesus’ Name. Albumi përmban dhe një këngë të re, My Highest Hope, që është shkruar nga Darlene gjatë betejës së saj të fundit me kancerin. Ky album shpall shpresën dhe ftoren që kemi në emrin e Jezusit!

Novela nga Rebecca St. James
I can Only Imagine

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>