Lexo: Luka 8:4-8, 11-15

ia vlene te presesh“Babi,” thirri një ditë Elisa ndërkohë që po shfletonte një katalog për bimët, “këtu është një paragraf që titullohet “Fara të çuditshme. A mund të porosisim disa?”

“Pse jo?” pranoi babai. “Për çfarë po mendoje saktësisht?” “Për xhensenin,” tha Elisa. “Si thua? Ky katalog thotë se këto fara janë të çmuara sepse rrënjët e tyre të thata shiten për një shumë të madhe parash në dyqanet ushqimore.”

Babai pa katalogun. “Nuk e di,” tha ai. “Këto rrënjë kushtojnë shumë dhe kam dëgjuar që duan kohë të mbinë dhe të rriten, mbase një vit ose më shumë. A nuk mendon se duhet të porosisim diçka që të mund të mbijë më shpejt?”

Elisa ngriti supet. “Epo, mbase… por shumica e bimëve që ne mbjellim rritet shpejt, por mua do të më pëlqente të rrisja diçka ndryshe.” “Edhe nëse mbijnë vetëm disa prej farave, ato mund të vlejnë një mal me para. Pastaj ti gjithnjë thua se ia vlen të presësh për ta pasur diçka.”

“Mendoj se këtu më le pa fjalë,” pranoi babai. “Në rregull, fute dhe xhensenin në porosi.” Ai qeshi duke shtuar: “Por më premto që do të tregosh durim derisa ato të mbijnë dhe që do të presësh pak më shumë nga ç’prite për farën që mbolle mbrëmjen e shkuar.”

“Mbrëmjen e shkuar?” pyeti Elisa. “Po unë nuk mbolla asgjë mbrëmjen e shkuar.”

“Sigurisht që mbolle,” tha babai. “Të dëgjova kur ti dhe shoqja jote, Eva, po bisedonit për Perëndinë. Eva ishte e mendimit që një Perëndi i dashur do t’i fuste të gjithë në parajsë dhe ti i tregove asaj se ajo kishte nevojë për Jezusin që të shkonte atje.”

Elisa ngriu në vend. “Po,” tha ajo, “por Eva ende nuk e beson që Perëndia nuk do ta lërë të futet në parajsë. Mbase ajo nuk ka për të ndryshuar asnjëherë mendje.” “Sa herë që ndajmë ungjillin, ne mbjellim farën e Fjalës së Perëndisë,” u përgjigj babai, “dhe ashtu siç thashë, ne duhet të jemi të duruar dhe të mos shkurajohemi nëse nuk i shohim menjëherë rezultatet. Ndonjëherë duhet një kohë e gjatë për farën që të rritet. Por kur rritet, ajo prodhon fryte që zgjasin përjetë.”

“Dhe ia vlen të presësh, apo jo?” pyeti Elisa.

“Sigurisht!” tha babai. “Pasi të mbjellësh farat e tua të xhensenit, ne të dy mund t’i kujtojmë njëri-tjetrit që të kemi besim dhe durim derisa t’i shohim rezultatet, jo vetëm në kopsht, por gjithashtu në ndarjen e ungjillit!”

Po ti e ke mbjellë farën e ungjillit, Fjalën e Perëndisë? A je shkurajuar për shkak se nuk ke parë ndonjë rezultat? Ki durim. Vazhdo ta ndash Fjalën e Perëndisë dhe lëre kohën në dorën e Tij. Mund të ndodhë që ti të mos i shohësh kurrë rezultatet, por Ai ka premtuar që Fjala e Tij do ta përmbushë qëllimin e saj. Besoji Atij dhe vazhdon të mbjellësh.

 

 

 

Mbill farën e Fjalës së Perëndisë !

Surprizë!
Pendimi i vërtetë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>