Lajmi Fundit
prev next

I Still BelieveI Still Believe (Ende besoj) është një film i krishterë i zhanrit dramë dhe romacë, me regji të Erwin Brothers dhe me një kast aktorësh të përbërë nga KJ Apa, Britt Robertson, Shania Twain, Melissa Roxburgh dhe Gary Sinise. Filmi bazohet në jetën e këngëtarit dhe kompozitorit të krishterë konteporan Jeremy Camp dhe gruas së tij, Melissa Lynn Henning-Camp, e cila u diagnostikua me kancer ovarian (kanceri i vezoreve) pak para se të martoheshin.

I Still Believe është prodhimi i parë i kompanisë “Kingdom Story”, filmi i pestë i Erwin Brothers, dhe i dyti që lançohet nën logon e Lionsgate. Premiera e tij u mbajt në ArcLight Hollywood më 7 Mars 2020, dhe u lancua në teatër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 13 Mars, 2020. Lionsgate lajmëroi që filmi do të lançohej si video më 27 Mars, 2020, për shkak të mbylljes së teatrove prej pandemisë së koronavirusit.

Fabula

Bazuar në biografinë e Jeremy Camp, filmi fokusohet tek romanca e tij me gruan e parë, Melisa, me të cilën u martua në Tetorin e vitit 2000, pavarësisht se e dinte që jeta e saj ishte në rrezik. Pas muajit të tyre të mjaltit ata u njoftuan se kanceri i Melisës ishte përhapur. Ajo vdiq në Shkurt të vitit 2001, 4 muaj e gjysëm pasi u martuan. Filmi përfshin vitet e Jeremy Camp në shkollë, shkëlqimin e tij si një këngëtar i mirënjohur, dhe në fund takimin me gruan e dytë, Adrienne.

Kasti i aktorëve

KJ Apa në rolin e Jeremy Camp

Britt Robertson në rolin e Melissa Lynn Henning-Camp

Gary Sinise në rolin e Tom Camp, babai i Jeremy Camp

Shania Twain në rolin e Terry Camp, mamaja e Jeremy Camp

Melissa Roxburgh në rolin e Heather Henning, motra e Melisës

Nathan Parsons në rolin e Jean-Luc Lajoie, një shok i përbashkët që po ashtu e donte Melisën

Abigail Cowen në rolin e Adrienne Camp, gruaja e dytë e Jeremy Camp

Prodhimi

I Still Believe është projekti i parë i arritur nga marrveshja mes Erwin Brothers dhe Lionsgate pas suksesit të filmit të tyre “I Can Only Imagine” në 2018. Është po ashtu filmi i parë i prodhuar nga Kompania “Kingdom Story”, një studio filmike e themeluar nga Erwin Brothers, Kevin Downes, dhe Tony Young, dhe filmi i dytë biografik nga Erwin Brothers pas “I Can Only Imagine”.

Jeremy Camp ishte i përfshirë aktivisht në prodhimin e filmit, ndërsa këngëtari dhe kompozitori Bart Millard i grupit MercyMe (historia e të cilit është rrëfyer në filmin I Can Only Imagine) luajti rolin e producentit ekzekutiv, bashkë me Jeremy Camp, Jon Gunn, dhe të tjerë.

Aktorët

Në Prill të vitit 2019 u dha lajmi se KJ Apa ishte caktuar si karakteri kryesor i filmit, duke luajtur personazhin e Jeremy Camp, dhe Gary Sinise ishte caktuar në rolin e babait të Jeremy Camp. Në të njëjtin muaj Britt Robertson u caktua në rolin e Melisa Camp, e shqëruar nga Shania Twain në rolin e mamaja e Jeremy Camp, Melissa Roxburgh në rolin e motra e Melisës dhe Nathan Parsons në rolin e Jean-Luc Lajoie, vokalisti kryesor i bandës The Kry, një mik i përbashkët.

Apa, që këndoi në film, tha se ishte zhytur në këtë histori sepse “dashuria e tyre vendoset me të vërtetë në provë në këtë film,” dike shtuar, “është një udhëtim përmes frikërave dhe zhgënjimeve të tua më të mëdha dhe në fund sërish të besosh. Unë besoj që çdokush, secili mund ta gjej veten në këtë film sepse është një histori dashurie, humbjeje dhe shprese.” Apa më vonë tha se roli i tij në filmin “I Still Believe” është “gjëja më e bukur që kam bërë ndonjëherë.” Jeremy Camp shtoi se Apa shqetësohej edhe për detajet dhe shpesh konsultohej me të sa herë dyshonte për mënyrën se si duhej të luante në skena të caktuara.

Bashkë-regjizori Andrew Erwin tha se shpresonte që kasti i aktorëve, vecanërisht Apa and Robertson, do të tërhiqnin jo të krishterët përveç audiencës së krishterë.

Skenari

Jon Erwin, Jon Gunn, dhe Madeline Carrol (ylli i filmit I Can Only Imagine) shkroi skenarin për këtë film. Jeremy Camp, i shqetësuar përpara se të lexonte skenarin, u habit që e pëlqeu menjëherë për faktin “se sa i pershtatshëm dhe i bukur ishte.”

Tema

Referuar temës kryesore të filmit, Jeremy Camp, në jetën e të cilit është bazuar edhe filmi, tha se ai “tregon historinë time dhe atë që Zoti ka bërë në mes të gjërave të vështira që kam kaluar. Ai tregon që ka shpresë edhe në mes të dhimbjes.”

Apa, Robertson dhe Twain, që kanë shprehur medimet e tyre mbi temën e filmit, me Twain komentuan që “kjo është për dashurinë që shkon përtej frikës, që shkon përtej dyshimit.” Apa tha se është një udhëtim mes frikërave të tua më të mëdha dhe në fund del duke e dashur ende Perëndinë… Unë dua që njerëzit, pasi të shohin dashurinë mes Jeremy dhe Melilës, të mendojnë, ‘shpresoj që një ditë të dashuroj në atë mënyrë’.”

Bashkë-regjizori i filmit I Still Believe, Jon Erwin, tha në një intervitë për “Baptist Press” se filmi kërkon t’i përgjigjet pyetjes se përse e lejon Zoti vuajtjen… Unë mendoj që ne harrojmë shumë shpesh që ka një bukuri, një qëllim dhe një kuptim te gjërat e vështira që kalojmë. Dhe Zoti ndonjëherë i përdor këto gjëra më shumë se sa përdor gjërat e mira që na ndodhin, për të na dhënë formë, dhe për të na dhënë një zë… Është një hishtori dashurie ashtu sçc Zoti e kishte planifikuar, mes këtyre dy personave dhe Zotit, dhe mes njëri – tjetrit.

Kujtohu për të afërmin tënd
Çfarë po i thotë Zoti botës përmes Coronavirusit?                                                                                   

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X