Kënga “I can only Imagine” (Vetëm mund të imagjinoj) është një ndër këngët më të bukura të të gjitha kohërave.Historia e saj e ka zanafillën në vitin 1991 kur Bart Millard ishte një djalë 19 vjeҫar që shkonte në kolegj. Ai humbi babain e tij pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Miqtë dhe familjarët e ngushëllonin duke i thënë se tashmë babai i tij ishte më i lumtur në qiell me Jezusin se sa të jetonte në këtë botë të trazuar.

“Unë e besova këtë, por ishe e vështirë për t’u pranuar. Thjesht mendoja, ҫfarë ka kaq madhështore në qiell që babai im të dojë më shumë të jetë atje se sa këtu në tokë me mua? Shumë vite pas vdekjes së tij, do të shkruaja të njëjtën frazë, Vetem mund ta imagjinoj. Kjo shprehje me jepte paqe dhe shprese ndërsa mendoja për atë që im atë mund të ishte duke përjetuar. Vite më vonë në 1999, kur po shkruaja për këngët tona të para, gjeta një libër shënimesh dhe papritur lexova këtë shprehje. Mu deshën 10 minuta ta shkruaja këngën. Disa njerëz thonë se shtë mahnitëse të shkruash një këngë të tillë për 10 minuta, por në të vërtetë kishte qenë në zemrën time për 10 vite.” Bart Millard i MercyMe

 

 

In Jesus' Name

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>