Hiri gjithmonë fiton

Je ti dëshmi se hiri fiton

Kënga Hiri Fiton ka një lidhje të veçantë me një këngë tjetër të Matthew West, ‘Hello My name is,’ (Përshëndetje unë jam); dëshmia e vërtetë e Xhordan, dikur një i droguar, sot një fëmijë i të vetmit Mbret të vërtetë. Gjashtë vitet e fundit Matthew West është përpjekur të inkurajoj njerëzit të kuptojnë fuqinë e dëshmisë së tyre, dhe ka mbledhur më shumë se 40 mijë histori nga i gjithë vendi dhe bota.

Hiri gjithnje fitonMatthew thotë: “Kur udhëtoj dhe ndaj histori si ajo e Xhordan, shikoj se si hiri i Perëndisë ndikon jetët e njerëzve, shikoj njerëzit se si ngrihen njëri pas tjetrit duke lejuar që hiri të fitojë në jetën e tyre. Një djalosh që ishte në një nga koncertet e mia pasi u kthye në shtëpi më dërgoi një letër. Ai shkruante, ‘Isha në koncertin tënd, dëgjova historinë e Xhordan, dhe unë jam një i droguar në nevojë për ndihmë, a mund të më ndihmosh?’

Bashkë me babanë tim kemi themeluar një shërbesë që merret me rehabilitimin nga varësia e drogës, kështu që e kontaktuam dhe tani ai po ndjek të njëjtin program që Xhordan përfundoi. E gjitha kjo ndodhi sepse një person pati guximin të qëndronte në këmbë dhe të thoshte, jam një dëshmi e gjallë se si hiri fiton.

Shpresoj që këto histori t’ju kujtojnë se hiri mund të fitojë në jetën tuaj. Bibla thotë që Perëndia nuk e dërgoi birin e tij në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet me anë të tij. Ne nuk kemi pse të jemi të dënuar, ne jemi çliruar. Ti je një krijesë e re dhe një dëshmi e gjallë se hiri fiton çdo herë.”  

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI