“Grace Wins”

Je ti dëshmi se hiri fiton

Matthew-51Kënga Hiri Fiton ka një lidhje të veçantë me një këngë tjetër të Matthew West, ‘Hello My name is,’ (Përshëndetje unë jam); dëshmia e vërtetë e Xhordan, dikur një i droguar, sot një fëmijë i të vetmit Mbret të vërtetë. Gjashtë vitet e fundit Matthew West është përpjekur të inkurajoj njerëzit të kuptojnë fuqinë e dëshmisë së tyre, dhe ka mbledhur më shumë se 40 mijë histori nga i gjithë vendi dhe bota.

Hiri gjithnje fitonMatthew thotë: “Kur udhëtoj dhe ndaj histori si ajo e Xhordan, shikoj se si hiri i Perëndisë ndikon jetët e njerëzve, shikoj njerëzit se si ngrihen njëri pas tjetrit duke lejuar që hiri të fitojë në jetën e tyre. Një djalosh që ishte në një nga koncertet e mia pasi u kthye në shtëpi më dërgoi një letër. Ai shkruante, ‘Isha në koncertin tënd, dëgjova historinë e Xhordan, dhe unë jam një i droguar në nevojë për ndihmë, a mund të më ndihmosh?’

Bashkë me babanë tim kemi themeluar një shërbesë që merret me rehabilitimin nga varësia e drogës, kështu që e kontaktuam dhe tani ai po ndjek të njëjtin program që Xhordan përfundoi. E gjitha kjo ndodhi sepse një person pati guximin të qëndronte në këmbë dhe të thoshte, jam një dëshmi e gjallë se si hiri fiton.

Shpresoj që këto histori t’ju kujtojnë se hiri mund të fitojë në jetën tuaj. Bibla thotë që Perëndia nuk e dërgoi birin e tij në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet me anë të tij. Ne nuk kemi pse të jemi të dënuar, ne jemi çliruar. Ti je një krijesë e re dhe një dëshmi e gjallë se hiri fiton çdo herë.”  

Noel - Krishtlindje
Po kërkon një mrekulli?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>