Good Good Father

“Oh, it’s love so undeniable
I, I can hardly speak
Peace so unexplainable
I, I can hardly think…

 Chris Tomlin është këngëtari amerikan i muzikës bashkëkohore të krishterë.  Artist, udhëheqës adhurimi dhe kompozitor nga Texas, që ka shitur rreth 30 milion regjistrime në Shtetet e Bashkuara. Shumë çmime dhe trofe të ndryshëm i janë dhënë për karrierën e tij. Pat Barret realizoi këngën më të fundit  dhe ja besoi Chris Tomlin për ta kënduar. ‘Good Good Father’ (Atë i mirë) është kënga e fundit e Chris dhe Pat të cilët e kanë sjell me shumë mjeshtëri.

Pat na tregon se si është frymëzuar për të realizuar këtë këngë:“Së fundmi jam bërë baba. Kam një fëmijë 4 vjeçar dhe një 2 vjeçar, dhe po mësoj dhe drejtoj ato pyetje që i afrojnë njerëzit më shumë me Zotin dhe kam kuptuar se sa më shumë eci me Zotin, lexoj Shkrimet dhe shikoj mënyrën se si Jezusi i mësonte njerëzit që të njihnin Atin, gjuha që ai përdorte, ishte shumë personale. Ai na ftoi t’i drejtohemi Zotit si Ati Ynë. Tani kam kuptuar se kështu duhet ta kërkoj dhe mësoj këtë të vërtetë.” 

Kjo këngë që ditën e parë të lançimit ,u prit shumë mirë nga dëgjuesit  dhe menjëherë u shndërrua në një nga këngët  më  të pëlqyera të momentit. Good Good Father u transmetua në shumë radio, por edhe në kanalin zyrtar në Youtube kënga menjëherë filloj të merrte klikime të shumta dhe komente pozitive. Për  Chris kjo këngë është e veçante dhe shumë prekëse. Për më tepër ai na tregon : “Kjo është një këngë që tashmë shumë prej jush e kanë dëgjuar dhe e dini se sa e fuqishme dhe prekëse është. Kjo është një nga ato këngë që të befason që në momentin kur e krijon. Më pëlqen të flas për këtë këngë, sepse nuk kam asnjë lidhje me të, më kujtohet që gruaja ime ma tregoi dhe thashë kjo është e pabesueshme është mahnitëse dhe ndonjëherë kur një këngë të prek në një mënyrë të veçantë atëherë e di se është e fuqishme. “

Kënga Good Good  Father që nga dita e parë që është hedhur në treg deri në ditët e sotme ,mban vendin e parë në Billboard ,si kënga me e dëgjuar dhe më e pëlqyer e momentit. Kënga është vlerësuar dhe në  iTunes, me katër yje si një ndër këngët më të pëlqyera. Good Good  Father ka një tekst dhe një muzikë që të krijon një imazh inspirues për ta dashur edhe më shumë Perëndinë.

“Unë kam një vajzë që është katër vjeç dhe tjetra është 1 vjeç, dhe është diçka kaq e bukur, sa do doje që jo vetëm ti ta njihje atin kështu por dhe fëmijët e tu, sa e mrekullueshme është të kuptosh se si Perëndia është një Atë i mirë.  Mendoj se një këngë e tillë është me të vërtetë e veçantë. Pasi është si një këngë brezat, shkon përtej një stili të caktuar, dhe përtej çdo preference muzikore, dhe lutem që kjo këngë të ndikojë në atë formë, sa të jetë një këngë e kishës, jo më kënga jonë, por thjesht e vërteta që ne këndojmë.” – ka thënë Chris.

Si kjo këngë jo shpesh herë na bie rasti ta dëgjojmë ,por kur e dëgjojmë na mbush plot me shprese sepse ne anën tjetër kemi një Atë që na do dhe është i mirë.

                     

 

 

Thuaj zemrës të rrahë sërish
Të parin

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>