Lexo: Romakëve 14:10-13; Galatasve 6:1-2clockgirl

“Kam dëshirë të gatuaj, a mund ta përgatis unë darkën? Do të jetë qejf.” tha Krisi. Nëna iu përgjigj: “Sigurisht, por babi ka një darkë pune sonte, kështu që do të jemi vetëm unë, ti dhe Dreni.”.

Krisi pyeti: “Atëherë le të përgatisim një darkë si ato në televizor, mirë? Por a mund të bëj disa patate më shumë? Kemi një kuti me pure të gatshme patatesh që mund të përgatis, apo jo? Unë di ta gatuaj. Dhe a mund të përdor puding të gatshëm për ëmbëlsirë? Me ajkë sipër?” Nëna pranoi: “Meqë ty të pëlqen. Unë kam bërë gati një sallatë; është në frigorifer. Mund të bëjmë edhe simite të gatshme gjithashtu. Mendon se mund t’i përgatisësh dot gjithë këto?”.

“Pa problem,” tha Krisi. Ajo shkoi në punë, dhe shumë shpejt darka u përgatit. Ndërsa po hanin darkën, ata po bisedonin për ato që kishin ndodhur gjatë ditës.

Krisi tregoi: “Në vend që t’i mblidhte detyrat e shtëpisë, mësuesja thjesht na pyeti nëse i kishim përfunduar. Para se të fillonte mësimi, Natalia më tha se nuk i kishte bërë detyrat e saj, por kur e pyeti mësuesja, ajo i tha po! E besoni dot?”

“Kjo nuk është diçka e pazakontë. Fëmijët gjithmonë e bëjnë këtë,” tha Dreni. “Po, por ajo supozohet të jetë e krishterë! Doja ta qortoja.” – thirri Krisi.

“Sidoqoftë, ajo nuk ka shumë që është bërë e krishterë. Dua të them, të gjithë ne bëjmë gabime, dhe pse kemi kohë që jemi bërë të krishterë.” – shtoi Dreni.

Dreni ka të drejtë,”- tha nëna.

“Por ajo gënjeu!” kundërshtoi Krisi,  ndërkohë që u ngrit për të marrë ëmbëlsirën e tyre. Nëna shtoi:

“Unë nuk e justifikoj atë që bëri Natalia, dhe mbase ti mund t’i kujtosh asaj me butësi që Perëndia dëshiron të jemi të sinqertë, por mos u trego i ashpër me të.”

Me pas, kur Krisi vendosi pudingun që kishte përgatitur, Dreni tha: “Duket i  mirë!” Nëna pranoi: “Ashtu është! E dini, kam përshtypjen se këto ditë kemi menduar shpesh që gjithçka duhet të jetë gati, njësoj si ky ushqim; këto janë gjysmë të gatshme. Ndonjëherë presim që edhe rritja shpirtërore të jetë kështu, por nuk është.”Domethënë është si sallata që ti përgatite? Ajo të mori pak kohë, apo jo?” pyeti Krisi. Nëna tundi kokën. “Po, dhe duhet kohë për t’u bërë një i krishterë i rritur në besim gjithashtu. Kështu, mos prisni shumë nga Natalia në një kohë kaq të shkurtër. Jepini kohë që të mësojë dhe të rritet.”

Po ti a ke shokë që janë të krishterë të rinj? Kur e pranon Jezusin si Shpëtimtar, ti shpëtohesh menjëherë, por nuk rritesh menjëherë në besim. Po ashtu, mos prit që shokët e tu të rriten menjëherë. Lutu për ta, dhe mëso të jesh i duruar, ndërkohë që rriteni dhe mësoni më shumë për Perëndinë dhe për gjërat që e kënaqin Atë.

Gishti që dhemb
Bleta e ngordhur

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>