Lexo: Gjoni 1:1-9

Aroni brofi menjëherë në këmbë kur dëgjoi babanë të thërriste emrin e tij. “Mesa duket babi është gati që të largohemi, Riki,” tha ai. Djemtë kishin luajtur në dhomën e Rikit, ndërkohë që baballarët e tyre kishin qenë duke biseduar në kopsht.

Riki doli jashtë me Aronin. Nata ishte e errët; nuk kishte hënë, as yje. “Prisni… nuk keni elektrik?” pyeti Riki ndërkohë të baballarët e tyre po përshëndesnin njëri-tjetrin. “Mund të merrni hua timin.”

“Nuk na duhet… shtëpia jonë nuk është shumë larg. Thjesht do të kalojmë në anën tjetër të fushës dhe përmes pyllit,” u përgjigj Aroni, ndërkohë që bashkë me Rikin po shkonin atje ku ishin burrat. “Shihemi nesër në shkollë.” Riki me babanë u kthyen për t’u futur në shtëpi, ndërsa Aroni dhe babai i tij u nisën për në shtëpinë e tyre.

Ishte pak e vështirë të shihje në errësirë, por ata e gjetën shpejt rrugën që ata kishin bërë përmes pyllit. Ndërkohë që vazhduan rrugën përmes pemëve, papritur…

U dëgjua një zhurmë metali! “Hëëë!” psherëtiu Aroni. Ai fërkoi ballin. “Unë nuk e kam parë asnjëherë atë degë!” Ndërkohë që po fliste, ai dëgjoi një zhurmë tjetër… Cinggg! Cinggg!

“Ç’të jetë vallë?” pyeti veten Aroni. Zakonisht ai nuk kishte frikë nga errësira, por këto zhurma tingëllonin ndryshe… madje të rrezikshme. “Sa i gëzuar jam që babi është me mua!” Aroni ngriti sytë për të parë se çfarë kishte përpara.

“Është errësirë, apo jo?” pyeti babai duke vrojtuar. “Duhet të kishim marrë një elektrik.”

“Po, pra,” pohoi Aroni. “E vërteta është që Riki ma ofroi një, por unë i thashë që nuk do të na nevojitej.”

 

Babai qeshi. “Epo,” tha ai, “jam i sigurt që do ta gjejmë rrugën edhe pa të. Dhe mbase e gjithë kjo errësirë rreth nesh sonte do të na nxisë ta çmojmë edhe më shumë faktin që kemi dritën e botës me vete.”

“Dritën e botës?” pyeti Aroni. “Atëherë… ndize.” “Oh, po tashmë është ndezur,” tha babai i tij. “Bibla thotë se Jezusi është drita e botës, apo harrove? Njerëzit janë të humbur në errësirën e mëkatit, por Jezusi erdhi për t’i dhënë dritën e Perëndisë të gjithë atyre që besojnë në Të.”

“Dhe ashtu si unë, njerëzit kanë nevojë për dritë,” shtoi Aroni, “edhe atëherë kur mendojnë të kundërtën!”

“Po,” pohoi babai i tij. “Jam i gëzuar që ne të dy kemi Jezusin i Cili na ndihmon ndërkohë që ecin në shtegun e jetës. Kjo është shumë më e rëndësishme sesa të kesh një dritë në këtë rrugë.”

E njeh Jezusin, dritën e botës? Mbase mendon se nuk ke nevojë për Të, por të ecësh pa Të në këtë jetë është si të ecësh në errësirë. Shpesh mund të mos dish kujt t’i drejtohesh ose çfarë të bësh. Jezusi dëshiron të të ndihmojë. Besoje Atë si Shpëtimtar dhe më pas ndiqe çdo ditë. Thjesht duke e pranuar Atë, ti mund të fitosh një vend në parajsë. (Në fund të këtij libri shikoni se si bëhet lutja e shpëtimit.)

 

 

 

Jezusi është drita e Perëndisë !

Një zemër e bukur
Njeri i ri dhe zakone të reja

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>