TTW-Summer-2016 Paketimi – madje edhe për një udhëtim të shkurtër që zgjat vetëm një fundjavë – varet kryesisht nga moti dhe aktivitetet që prisni të angazhoheni në destinacionin tuaj. Nëse jeni duke shkuar larg për tre ditë ose më pak, është e mundur që ti mblidhni gjithçka që ju nevojitet në një të valixhe të vogël. Nëse ju do të shkoni me avion në destinacionin tuaj, shumica e linjave ajrore kërkojnë që lartësia, gjerësia dhe thellësia e valixhes të jenë brenda kërkesave të tyre. Pra, zgjidh një valixhe të përshtatshme dhe fillo me paketimin.

Për çdo udhëtim 

luggage-64355Kudo që je duke shkuar, janë disa gjëra që na duhen gjithmonë me vete. Të tilla janë veshjet, pizhamet e gjumit, furça dhe pasta e dhëmbëve, deodoranti. Gjithashtu mund t’u duhen edhe  produktet e përkujdesjes se flokëve ose lëkurës qe përdorni ne përditshmërinë  tuaj.  Nëse jeni duke ndjekur një mjekim, kujdesuni qe te merrni medikamentet me vete.  Gjithashtu sigurohuni që të merrni një aparat, një orë me alarm të përshtatshme për udhëtim, karikuesët e telefonave.  Ndoshta mund të preferoni që të keni edhe një libër që do t’u shërbejë si guidë turistike, ose mund të printoni materiale nga interneti.  Dhe GPS-te portabël mund t’u ndihmojnë gjatë udhëtimit.

Për një udhëtim në qytet

481400032Nëse planet tuaja të fundjavës përfshijnë një vizitë duke parë pamjet e një qyteti si psh Tirana, Korca, Durrësi etj, si fillim shikoni parashikimin e motit në atë qytet. Nëse do ta vizitoni në dimër një nga këto qytete, sigurohuni të jeni të përgatitur për erën, të ftohtin dhe borën, në varësi se ku ju jeni duke shkuar. Kontrolloni parashikimin e motit para se të niseni nga shtëpia. Merrni këpucë të rehatshme, para për taksitë , dhe një veshje të këndshme për të shkuar jashtë në një restorant apo bar.

Nëse shkoni për ski

snow-extras-insuranceNëse vendosni të shkoni për ski, sigurohuni që të jeni të veshur siç duhet. Të duhet që të kesh me vete bluza me mëngë të gjata, xhup të përshtatshëm për ski,  çorape  të posaçme dhe  dorashka. Nëse i ke vetë pajisjet që nevojiten për ski, mos harro t’i marrësh me vete të gjitha gjërat e nevojshme. Kujdesu që të kesh  disa nga të gjitha llojet e veshjeve, merr me vete më shumë çorapë, pantallona xhins të rehatshme, ose tuta  që do t’u lejojnë të ndiheni rehat, kur dita juaj e skive të ketë mbaruar.

 

Nëse rruga është e gjatë

road-tripNëse zgjidhni një udhëtim i cili do të zgjasë, sigurohu që të veshjet e tua të jenë të rehatshme dhe që ke veshje të mjaftueshme për t’u ndërruar sapo të jesh në vendmbërritje . Ndoshta do  të duash që të dalësh në mbrëmje dhe të duhet një tjetër lloj veshje. Gjithashtu mos harro të marrësh çelësin  ekstra të makinës, një ftohës për ushqimet  ose pijet dhe kutinë e ndihmës së shpejtë. Librat audio,  shishet me ujë,  xheli  antibakterial për duart, vaktet e paketuara, një qese për të grumbulluar mbeturinat , hartat dhe GPS janë gjithashtu ndihmë e vlefshme për rrugëtimin tuaj.

 

Teatri
9 Gjëra që duan të dëgjojnë njerzit e sëmurë me kancer

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>