A jeni ankuar ndonjëherë për ndonjë punë “të thjeshtë”?  Ndoshta jeni ndjerë se ishte një punë e pavlerë dhe poshtë aftësive tuaja. Ose ndoshta keni pritur për një punë me më shumë përgjegjësi dhe autoritet.  Por Bibla na tregon për rëndësinë e të qenit besnikë në gjërat e vogla.

Pasi Izraelitët pushtuan tokën, ata kishin nevojë që ta ndanin midis fiseve.  Tek Jozueu 13-17, ne mund të marrim një mësim shumë të çmuar për mënyrën sesi Zoti shënjoi territoret e tij   dhe mundësitë.  Zoti na jep ne territor në varësi të masës së besimit që ne kemi. Kur ne marrim një territor- pavarësisht nëse ky është  vendi ynë i punës, komuniteti apo klasa- Zoti do që ne ta fitojmë këtë territor për Të.

Zoti u shpërndau Tokën e Premtuar, duke u bazuar në  besnikërinë ndaj Tij, jo në të drejtën e të parëlindurve.  Duke qenë se ne kuptojmë pjesërisht, ne mund të mendojmë se Zoti është treguar i  pandershëm ose i padrejtë. E  sërish Zoti sheh  gjithçka nga fillimi deri në fund, shumë larg prej asaj që ne mund të kuptojmë. Ai i njeh sekretet dhe motivon çdo zemër edhe kur ne nuk e bëjmë këtë. Zoti e di se si ne i menaxhojmë detyrat e vogla që kemi, bekimet  e vogla, mundësitë e vogla. Dhe territori ynë i së ardhmes varet  nga mënyra sesi ne menaxhojmë këto gjëra të vogla.

Lutje: Zot, më ndihmo që të jem besnik edhe në gjërat  e vogla. Më ndihmo që të sjell ty përlëvdim në  cilindo vend që Ti më ke vendosur që unë të punoj dhe të jetoj.  Unë lutem në emër të Jezusit. Amen.

 

Dhe zoti i tij i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla; unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e Zotit tënd” ( Mateu 25:23)

Të qëndrosh besnik
Bindje pa hezitim

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>