Gjërat e bukura që humbas

Nuk dua ta humbas,
nuk dua që një ditë të kthej kokën pas e të kuptoj,
se gjithçka vërtetë me vlerë,
kishte qenë përpara syve të mi gjithmonë.
Hapi sytë e mi Zot,
të jetoj këtë çast,
përpara se gjërat e bukura që dua,
të kthehen në gjërat e bukura që humbas.

Kantautori Matthew West së fundmi publikoi këngën, “Gjërat e bukura që humbasim,” (The Beautiful Things We Miss) nga albumi i tij i fundit “Plotësisht i përfshirë” (All In) dhe zbuloi faktin se ai gjithmonë pasqyron në muzikën e tij atë që është duke ndodhur në jetën e tij personale dhe në familjen e tij. Kjo këngë vjen si një reflektim për jetën e tij ndërsa i duhet ta ndajë jetën personale nga karriera e tij. Në videon e këngës ka përfshirë pamje nga momente të çmuara të tij si bashkëshort dhe baba.

“U frymëzova për ta titulluar këngën, ‘Gjërat e Bukura që humbasim’, gjatë një ngjitje në mal. Kuptova që ndërsa ngjitesha, fokusohesha vetëm tek shtegu që ishte përpara meje. Sepse kishte aq shumë rrënjë pemësh, të cilat nëse nuk i shikoja mund të më pengonin dhe të rrëzohesha. Një moment, ndalova për të marrë frymë, dhe për herë të parë gjatë gjithë ngjitjes u ndala të shihja rreth e qark meje dhe ishte një nga panoramat më të bukura. Këtu pata idenë e këngës ‘Gjërat e Bukura që Humbasim’. Unë isha duke parë poshtë gjatë gjithë kohës së ngjitjes dhe po humbisja pamjen rreth e qark meje.

E shkrova tekstin e kësaj kënge duke parë drejt së ardhmes. Duke menduar se çfarë mund të ndodh nëse vendos karrierën para familjes sime.  A do të ndihen fëmijët e mi sikur nuk më kanë njohur? A do të ndihet gruaja ime e shkëputur nga unë? A do të kem shumë gjëra për të cilat do të më vijë keq? Kjo këngë më prek sa herë që e këndoj. Vargjet thonë, Hapi sytë e mi Zot, më mbaj në një çast të tillë, përpara se gjërat e bukura që dua të kthehen në gjërat e bukura që humbas.

Ne zemrën time këto kohë meditoj se si mund të jem plotësisht i përfshirë, jo thjesht me këngët që kompozoj, apo me koncertet ku këndoj, por të jesh plotësisht i përfshirë do të thotë, të hysh në shtëpi e të jesh bashkëshorti që kurrë nuk ke qenë për gruan tënde, apo të jesh babai që kurrë nuk ke qenë për fëmijët e tu. Unë nuk dua ta humbas këtë gjë. Po lutem dhe po i kërkoj Perëndisë çdo ditë të më tregoj se si të jemi plotësisht të përfshirë brenda katër mureve të shtëpisë sonë.”

 

 

 

 

 

Dashuri e Pamatur
Numëroj Çdo Bekim

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X