Lexo: 2 Timoteu 3:1-5, 14-16

Lori pyeti të vëllanë: “Hei, Joni, si po shkon në matematikë?” Joni u përgjigj i lumtur: “Mora një 10 në dëftesën time.” Lori sugjeroi: “Mirë të shohim nëse  mund ta gjesh këtë gjëegjëzë. Dëgjo me kujdes tani, dakord?” Joni tundi kokën. Lori tha: “Një autobus me dhjetë njerëz në të ndaloi dhe mori pesë më shumë. Pasi shkoi dy stacione më tej zbriti tre njerëz dhe mori katër. Pasi shkoi në një stacion tjetër, ai zbrit katër pasagjerë. Ai bëri një ndalesë më tepër dhe mori dy djem.” Lori zbardhi dhembët. “Tani nëse ti dëgjove me kujdes, do të jesh në gjendje të më tregosh mua sa herë ndaloi autobusi.” Joni me shpejtësi bërtiti: “Katërmbëdhjetë!” Më pas zbardhja e dhëmbëve triumfatore veniti ndërsa ai kuptoi se ishte mashtruar.

Two-kids-reading

“Hei! Unë mendova se ti do të dilje… unë se mbaj mend sa herë ndaloi autobusi.” Lori qeshi. “Urra!” thirri ajo. Nëna dëgjoi padashur bisedën dhe qeshi. Ajo tha: “Unë kam një gjëegjëzë për të dy ju. Mbani mend njerëzit që erdhën në derë dje për të shitur literaturë  ?” Lori dhe Roni tundi kokën. “Dakord . . . atëherë pse janë ata si Joni?” pyeti nëna. Ajo qeshi me fytyrat e habitura. Ajo tha: “Gjejeni atë që dua t’ju them. Joni dhe ata njerëzit janë fajtor që dëgjojnë vetëm sa duan.” Lori tha:“Unë e di se çfarë do të thuash në lidhje me Jonin. Ai dëgjoi vetëm numrat. Ai nuk i kushtoi rëndësi pjesës tjetër të historisë.” Nëna tundi kokën: “Tamam. Dhe kjo nuk është shumë serioze—kjo ishte thjesht një gjëegjëzë. Por njerëzit që ishin në lagjen tonë dje thanë se e mbështesnin besimin e tyre në atë që Bibla thotë—vetëm se ata nuk i kushtojnë vëmendje të gjithë asaj që thotë. Ata zgjedhin vargje të veçuara ose pasazhe, por nuk e studiojnë kuptimin në dritën e të gjithë Biblës.” Joni tundi kokën ngadalë. Ai vëzhgoi: “Kështu që ne nuk duhet të besojmë dikë, vetëm se ai thotë që Bibla thotë kështu. “Ne duhet ta shikojmë e sigurohemi që bie dakord me atë që thotë pjesa tjetër e Biblës.” Nëna ra dakord:“Po! Dëgjo gjithçka që Perëndi thotë mbi temën.”

A i kushton vëmendje gjithçkaje që Perëndia thotë në Fjalën e Tij—ose ti zgjedh çfarë do që të dëgjosh? Mos u mashtro prej atyre që shpallin se e besojnë Biblën, por refuzojnë që ta besojnë të gjithë atë. Ata do ta përdorin Biblën për të provuar gjithë llojet e gjërave, kështu që kushtoji një vëmendje të veçantë asaj që thuhet me të vërtetë në çdo temë. Kushtoi vëmendje të veçantë se çfarë thuhet për Jezusin. Mbaj mend—kushdo që mohon se Jezusi është Perëndi, ose thotë që mund të shkosh në parajsë në çdo lloj mënyre tjetër përvec Jezusit, është një mësues i rremë.

 

          Kushtoi vëmendje të gjithë fjalës së Perëndisë!

Përdore Dritën
Besimi në çfarë?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>