Lexo: Jakobi 1:22-25accidents-what-to-do_364x200_98107844

Tori u përpoq të hiqte kapakun e shishes së bojës që duhet të përdorte për një model aeroplani që kishte marrë për ditëlindje. U skuq në fytyrë ndërsa përpiqej me gjithë forcën e tij që të hapte kapakun. Në fund, e mori shishen në garazh; mori një nga kaçavidat e babait dhe u përpoq ta hiqte kapakun me forcë. Kaçavida rrëshqiti dhe i çau gishtin. “Ooo!” bërtiti Tori kur pa një pikë gjaku të dilte nga e çara në gisht. Ai e la shishen dhe shkoi në shtëpi për të marrë një fashë.

Kur Tori u kthye sërish në garazh, babai sapo ishte kthyer nga puna. “Çfarë i ke bërë gishtit?” – pyeti babai duke parë fashën në dorën e Torit. Ai i shpjegoi punën e kapakut. “I lexove udhëzimet në letrën e shishes?” pyeti babai.

“Udhëzime? Për të hapur shishen?”- pyeti Tori i habitur.

Babai mori shishen e bojës dhe tregoi me gisht atë që ishte shkruar tek kapaku. “Thuhet që e shtyp dhe më pas e rrotullon. E bëre këtë?”

Tori mohoi me kokë: “Nuk e lexova,” tha ai. Kur ai ndoqi udhëzimet, kapaku u hap me lehtësi. Tori qeshi: “Herën tjetër që do të provoj diçka të re, do të jem i vetëdijshëm se duhet të lexoj udhëzimet. Babi, dëshiron të shohësh sesa shumë kam punuar me modelin e aeroplanit?”.

Sigurisht,” u përgjigj babai, dhe ata shkuan në shtëpi. Babai duke parë me admirim modelin e aeroplanit  i tha: “ lumtë. Shpresoj që gishti yt i çarë të mos pengojë shumë ndërkohë që do ta përfundosh këtë.”.

Tori vazhdoi: “Edhe unë këtë shpresoj! Babi, kjo ngjason me atë që ti më the javën e shkuar.”. Babai qeshi. “Javën e shkuar unë të kam thënë shumë gjëra. Për cilën këshillë të mirë po mendon?” Tori u përgjigj: “Ti më the se Bibla na jep udhëzime për jetën, dhe që pa to mund të bëjmë gjëra që janë të gabuara; kështu, pastaj lëndohemi, ashtu siç vrava gishtin kur nuk i mora parasysh udhëzimet  në shishen e bojës, apo jo?”.

Babai i tha: “Ke menduar drejt, por kur nuk i ndjek udhëzimet e Perëndisë për mënyrën se si jeton, ti lëndohesh edhe më shumë sesa thjesht të çash gishtin.”

Tori u përgjigj me një buzëqeshje : “Po, dhe në fakt, ashtu siç thashë… tani jam i vetëdijshëm se duhet t’i lexoj udhëzimet. Gjithashtu di se si t’i ndjek më mirë ato!”.

A i lexon udhëzimet që Perëndia jep në Bibël? A i ndjek ato? Apo përpiqesh që t’i bësh gjërat sipas mënyrës tënde? Është e rëndësishme ta lexosh Biblën dhe të mësosh atë që Perëndia thotë, por sigurohu që jo thjesht t’i lexosh udhëzimet e tij. Kur nuk bën atë që Perëndia thotë, ti mund të lëndohesh shpirtërisht, dhe ndonjëherë edhe fizikisht. Mos harro… lexoji dhe ndiqi udhëzimet e Perëndisë.

Ndiq udhëzimet e Perëndisë!

Varkat me pedale dhe njerëzit
Gjithçka e çastit

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>