“Joy of The Lord”

Në errësirë do të kërcej

Në hije dyshimi do t’ këndoj

Gëzimin e Zotit kam forcë

Rend-Collective-4Thelbi i mesazhit të Rend Collective si komunitet dhe si grup, ka qenë gjithmonë gëzimi dhe festimi. Kujtojmë këtu albumin e katërt të grupit të titulluar ‘Arti i Festimit’ përmes të cilit inkurajuan dëgjuesit të jetojnë besimin e tyre me mahnitjen e një fëmije. Ata besojnë se duke zgjedhur gëzimin në Zotin pavarësisht rrethanave, do të gjejnë forcën për të qëndruar në këmbë dhe në ditën më të vështirë.

Në albumin e tyre të fundit, ‘As Family We Go’ (Shkojmë si familje), ata vazhdojnë të shkruajnë këngë plot jetë dhe pse mund të kenë lindur në rrethana të errëta. Ali, anëtarja e vetme femër e grupit tregon këtë histori: “Thuajse gjithë kohën ne udhëtojmë bashkë me djalin tonë 2 vjeçar, Arturin. Pak muaj më parë përjetuam gëzimin e një tjetër shtatzënie dhe mezi prisnim këtë kapitull të ri në martesën dhe familjen, kur papritmas pësova një abort spontan dhe humbëm foshnjën. Përjetuam shumë zhgënjim, u ndjemë si të lënë në baltë nga Zoti. U ndjemë si të dështuar dhe të braktisur. Ndaj ky ishte një moment në jetën tonë, ku duhet të kërkonim me ngulm gëzimin, që të gjenim forcën. Perëndia nuk do që ne thjesht të mbijetojmë, nga një ditë në tjetrën, por ai na ka thirrur dhe na ka sjellë në jetë për të lulëzuar dhe për t’u rritur, dhe për të krijuar një tablo të bukur për famën dhe lavdinë e tij. Ne shpallëm të vërtetën e Biblës se Gëzimi i Zotit është forca jonë, se ai po punon që çdo gjë të bashkëveprojë për mirë.”

Rend Collective zgjodhën gëzimin dhe besimin, në vend të dëshpërimit dhe cinizmit, duke qenë të bindur se nuk do të mund t’ia dilnim mbanë atë periudhë pa forcën e Zotit. Ata kanë parë se si në një rrethanë shumë të vështirë, gëzimi u dha forcën për të vazhduar. Shpresojmë që kjo këngë t’ju inkurajojë që pavarësisht asaj që kaloni në jetë, historisë juaj, stuhisë apo vështirësive tuaja, gëzimi i Zotit të jetë forca juaj.

GEZIMIN E ZOTIT KAM FORCE 2

Ndonëse lotët rrjedhin

Këngën time ngre tek ti

Ndonëse zemra më lëshon

Këngën time ngre te ti

Për sa të marr frymë

Të lavdëroj Ty

Zot

 

Natën e errët,

sytë i ngre lart tek ti

Kur ujërat trazohen,

sytë i ngre lart tek ti

Sa kam shpresë në zemër

Të Lavdëroj Ty

Zot

 

Në errësirë do të kërcej

Në hije dyshimi do t’ këndoj

Gëzimin e Zotit kam forcë

 

Jo më skllav
Sot është Dita e parë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>