Lexo: Psalmi 32:1-5

Kameroni doli qetësisht nga dhoma e tij. Ai kishte dy ditë që donte t’i rrëfente diçka nënës. Çdo ditë që e kishte shtyrë këtë gjë, më e vështirë ishte bërë. “Duhet t’ia tregoj këtë,” mendonte ai duke psherëtirë, “dhe kështu do ta harroj.

Kur hyri në kuzhinë, ai pa që frigoriferi ishte larguar nga muri. Nëna ishte ulur në gjunjë pas tij me një kovë të mbushur me ujë e ilaç dhe me një furçë të ashpër. “Çfarë po bën?” e pyeti Kameroni. Nëna ngriti kokën. “Po përpiqem të heq gjithë këtë pisllëk që është mbledhur tek kjo pjesë e dyshemesë,” tha ajo. “Ka qëndruar poshtë frigoriferit aq gjatë sa është shumë e vështirë të hiqet.” Ajo u ngrit dhe drejtoi trupin.

Kameroni mori frymë thellë. “Unë… unë kam diçka për të të thënë.” Ai hezitoi. “E mban mend javën e shkuar kur më telefonoi mësuesi i shkollës të së dielës? Ai më kujtoi rreth një projekti me klasën për të premten mbrëma. Por unë doja të shkoja në një ndeshje basketbolli, ndaj i thashë mësuesit që ti ishe sëmurë dhe që unë duhet të qëndroja në shtëpi e të të ndihmoja.”

“Atëherë, bën mirë ta telefonosh Noan menjëherë!” tha nëna.Nëna rrudhi vetullat dhe Kameroni nxitoi të flasë. “Më pas, fundjavën e shkuar ne shkuam tek gjyshja, kështu, të dielën unë nuk takova asnjë nga shokët dhe… epo, të hënën në shkollë, Noa më dha një kartolinë për ty nga shokët dhe shoqet e shkollës të së dielës ku të uronin shërim të shpejtë. Nuk dija çfarë të bëja, ndaj e mora kartolinën dhe i thashë atij që ti tani ishte shumë mirë.” Kameroni nxori kartolinën. “Noa tha se vajzat kishin menduar të blinin edhe disa lule për ty. Por askush nuk i solli, dhe mbase kanë harruar fare.”

Ajo pa kartolinën dhe më pas tregoi me gisht dyshemenë. “Sa më gjatë ta lë këtë pisllëk poshtë frigoriferit, aq më keq do të bëhet.” Kameroni pa i menduar. “Është e njëjta gjë me mëkatin, që ishte gënjeshtra jote,” vazhdoi nëna. “Sa më shumë që pret ta rrëfesh, më e vështirë është për ta thënë, apo jo? Ti gënjeve dhe më pas problemi u bë më i madh kur e more kartolinën dhe i le Noas të mendonte se lulet do të ishin të pranueshme. Ti duhet të shlyesh paratë e kartolinës dhe të luleve gjithashtu, në rast se ata vendosin t’i blejnë ato.” Kameroni tundi kokën duke psherëtirë. “Këtë do ta bësh pasi t’iu kesh treguar atyre atë që ke bërë dhe pasi t’ju kesh kërkuar të falur,” shtoi nëna e vendosur.

“Në rregull, mami,” murmuriti Kameroni. “Do ta bëj. Dhe tashmë ia kam rrëfyer Perëndisë këtë mëkat.”

Ke treguar ndonjëherë ndonjë gënjeshtër dhe më pas të kesh vazhduar të gënjesh me qëllim që të fshihje të vërtetën? Ti duhet t’ia rrëfesh gënjeshtrën, ose mëkatet e tjera, Perëndisë, dhe ndodh ndonjëherë kur duhet t’ia rrëfesh edhe njerëzve gjithashtu. Zakonisht kjo është e vështirë, por mos prit. Problemi nuk do të zhduket vetë. Merru menjëherë me të, para se të zmadhohet dhe pasojat të bëhen më të mëdha se vetë problemi.

 

 

Rrëfeje menjëher mëkatin !

Fëmijë të zhurmshëm
Përveç faljes

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>