Parents_ChildrenNjë psikolog italian ka arritur në përfundimin se prindërit bëjnë disa gabime te zakonshme ndaj fëmijëve të tyre. Ai ka shpjeguar sjelljet që duhet të shmangni për të rritur fëmijë të qetë

Roli i prindërve nuk është aspak i qartë, as në bukuritë dhe lumturitë e tij e as për sa u takon vështirësive të mëdha dhe ndjenjave “negative”. Çdokush e jeton të qenëit mama ose baba në mënyra të ndryshme, madje duke krijuar marrëdhënie specifike me secilin fëmijë.

Por cilat janë gabimet më të zakonshme të prindërve për sa i takon raportit me fëmijët.

 

-Dhënia e premtimeve dhe mosmbajtja e tyre6a00d8343199f553ef01b8d0c7d189970c

Jini të sinqertë.

Një situatë tipike është ajo e të premtuarit. Në mënyrë që fëmijët të sillen ashtu siç dëshirojnë prindërit, këta të fundit u premtojnë atyre shpërblime të vogla ose të mëdha. Premtimet, nga ana e tyre, mund të jepen edhe pa ndonjë shkak të caktuar. kur prindërit nuk e mbajnë premtimin kjo sjellje e tillë ndikon negativisht te besimi që fëmijët krijojnë për ju, ndaj ajo duhet të shmanget. Pra ju duhet t’u premtoni fëmijëve vetëm për ato gjëra për të cilat jeni të sigurt se do t’i mbani.

Family in Dining Room-Transmetimi i modeleve të dhunës dhe të prepotencës

Theksoni rëndësinë e dialogut dhe përdoreni atë.

Një gabim tjetër që mund të bëjnë prindërit është transmetimi i një modeli që frymëzon dhunë . Kjo mund të ndodhë si në marrëdhëniet e drejtpërdrejta me fëmijën, ashtu edhe me botën jashtë. Në fakt, diferencën e bën shembulli i të dy prindërve: nëse ata sillen mirë dhe kanë një komunikim të denjë, edhe fëmijët do të mësohen të tillë ose e kundërta. Ndaj, fëmijëve u duhet shpjeguar vlera e dialogut dhe e respektit për tjetrin.

-Vendosja në konkurrencë e fëmijëve

Mos bëni krahasime, por rrisni bashkimin mes tyre.

Një gabim shumë i zakonshëm i prindërve është krahasimi që ata u bëjnë fëmijëve me njëri-tjetrin, si për anët e mira ashtu edhe për ato të këqija. Për të bërë një sjellje të tillë kundrejt njërit prej fëmijëve që është më i “vështirë” se tjetri, mjafton që prindi të jetë i nxehur dhe i lodhur prej një dite pune. Sjellja e duhur parashikon shmangien e krahasimeve përgjatë gjithë jetës familjare dhe ajo që duhet theksuar është rëndësia dhe bukuria e unitetit.

 –Dhënia e përgjegjësisë së madhe

Mos u hiqni të drejtën për të qenë fëmijë.

Ndonjëherë, sidomos në situata të veçanta familjare, nëna dhe babai tentojnë t’u transmetojnë një ngarkesë përgjegjësie më të madhe fëmijëve. Në mënyrë që fëmijët të rriten qetësisht është e nevojshme pra që të mos harroni asnjëherë moshën e fëmijëve dhe as të drejtën legjitime të përgjegjësisë.

-Mosinkurajimi i autonomisë175493468

Lërini që të veprojnë edhe vetë.

Mosmësimi i autonomisë është një gabim i zakonshëm i prindërve, sikurse edhe lënia e fëmijëve për t’u dorëzuar lehtësisht. Fëmijët, në fakt, duhet të inkurajohen për autonominë e tyre, duke nisur nga veprimet e vogla të çdo dite. Lënia e fëmijëve të lirë, për të bërë edhe gabime, do të mund t’i bëjë ata që ta njohin realitetin më shpejt dhe sigurisht të bëhen më të fortë për daljen e tyre në jetë në të ardhmen.

 

Eksperiencat i bëjnë njerëzit të lumtur për më gjatë
Ti po më dëgjon, por a e ke mendjen tek ajo që po them?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>