Lexo: Filipianët 3:12-14

Abieli u ul tek shkallët e hyrjes së shtëpisë. Ai e vendosi njërën dorë tek mjekra  dhe me tjetrën po ngacmonte borën me një shkop.   Kur nëna e tij hapi derën për t’i folur atij për drekë, ajo vuri re që ishte i mërzitur.  Ajo pyeti “ Ka ndodhur gjë bir?  Çfarë ka që nuk shkon?”

Abieli mërmëriti “ Asgjë. Them se çdo gjë është në rregull.” Ai e uli shkopin dhe u fut brenda në shtëpi.

Nëna e tij vendosi hot dog dhe patate të skuqura mbi tryezë. Gjithashtu ajo solli edhe çokollatë të ngrohtë.  Pasi falënderoi Zotin për ushqimin e tyre ajo tha “ Është një ditë e mrekullueshme. Ti ke dhurata të ndryshme për Krishtlindje me të cilat mund të gëzohesh dhe të kalosh kohë dhe shkolla do akoma disa ditë të fillojë. Por ti akoma nuk ndihesh i lumtur, kështu që unë e di se ka diçka që nuk shkon mirë.”

Abieli tha “ Nuk është se…. epo, pushimet e Krishtlindjes thuajse mbaruan. Shkolla fillon javën tjetër dhe unë nuk kam bërë asgjë gati.”  Nëna e tij e pyeti “ Çdo të thuash me këtë? Çfarë nuk ke gati? 

Abieli tha “ Unë po merresha me  modelin e anijes sime dhe mësova se si të bëj ski gjatë pushimeve.  Por doja edhe  që të kënaqja babanë duke pastruar garazhin dhe duke fshirë makinën brenda. Kisha planifikuar gjithashtu që të pastroja nga dëbora rrugën e shtëpisë të zonjës Miriam, por kurrë nuk e bëra dot. Ajo u detyrua të punësonte dikë për këtë punë.”

Ai psherëtiu me zë të lartë teksa hodhi mbi hot dogun e tij pak keçap. Nëna e tij tundi kokën dhe tha “ E kuptoj sesi ndihesh.  Unë jam ndjerë shpesh njësoj si ti- shumë njerëz ndihen kështu kur e kuptojnë se sa shumë kohë kanë  humbur.  Por ne nuk duhet që të vazhdojmë të mërzitemi për këtë.  Në vend të kësaj, duhet të bëjmë diçka, që mund të përmirësojë situatën.”

Abieli tha “ Por ne nuk mund të udhëtojmë në kohë  dhe  t’i bëjmë gjërat ashtu siç duhet. Unë do të doja shumë ta bëja këtë, por nuk mundem.”

Nëna e tij buzëqeshi “ Mirë, ka diçka që mund të bësh. Ti mund të ndalosh së ankuari për të shkuarën, e cila nuk mund të ndryshojë dhe mund të menaxhosh shumë mirë kohën që të ka mbetur nga pushimet.  Vendos që ta përdorësh në mënyrë të zgjuar kohën në të ardhmen- jo vetëm përgjatë  pushimeve apo përgjatë Vitit  të Ri që do të vij, por përgjatë të gjithë jetës”  Abieli u ul qetësisht për një moment dhe filloi që të kafshojë hot dogun e tij.

Ai i shpjegoi së ëmës “ Më duhet të nxitoj, kështu do të kem kohë që të pastroj garazhin përpara se babai të vijë në shtëpi!

Si e ke shpenzuar kohën gjatë pushimeve të Krishtlindjes?

A je kënaqur shumë? Kjo do të ishte një gjë e mirë. Nuk ka asgjë të keqe të kënaqesh.  Por duhet të sigurohesh  që gjithashtu të bësh gjëra që janë të vlefshme. Gjëja më e rëndësishme është, si po e shpenzon jetën tënde? Ti je i ri- jeta jote është përpara teje.  Jeto në atë mënyrë që kur të shkosh në fund të jetës tënde, mos të ndihesh se ajo  ka qenë një dështim.  Me fjalë të tjera, jeto për Jezusin tani që je i ri dhe në të gjithë vitet që Ai të ka dhënë mbi tokë.

Mos qëndroni në dështime!

Në humnerë
Një pako e bukur

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>