Lexo:Veprat e Apostujve 5:3-4 

Poli, zbardhi dhëmbët ndërsa mori tubin, dhe filloi të ujiste kopshtin. Ai tha me besim: “ Kjo do t’i ndihmoj farat që të mbijnë.”

 Elisa thirri:“Po. Mezi po pres derisa bimët të bëhen të mëdha dhe ne mund të hamë nga gjërat që mbollëm. Vitin e kaluar ne kishim rrepat, karotat dhe fasulet më të mira në gjithë lagjen. Ishte argëtuese të shikoje gjithçka teksa rritej.” Gjyshi pyeti: “A e mbani mend se për çfarë kanë nevojë farat, përveç ujit?”

Elisa u përgjigj: “Hmm . . . diellin? Bimët në kopsht,  rriten  në verë kur dielli shkëlqen shumë.”

Gjyshi tha: “Po, por as dielli vetë dhe as rrezet e diellit, nuk mund të prekin në fakt farat kur ato janë të groposura në tokë.

Poli pyeti: “Kështu që nuk ka rëndësi nëse dielli shkëlqen, nëse ato më së pari nuk dalin, nuk rriten.”

Elisa murmuriti “Sigurisht  që ato do të dalin . Dielli punon për të ngrohur tokën për farat kur ato janë akoma poshtë tokës. Ato kanë nevojë për këtë gjë, në mënyrë që të shpërthejnë.”

Gjyshi tundi kokën dhe tha: “Mirë. Ngrohja e diellit është e fuqishme. Ajo i ndihmon bimët gjatë sezonit të rritjes së tyre—madje dhe përpara  se ato të dalin  nga toka. Ajo fuqi është shumë ndryshe nga dielli dhe rrezet e diellit— por akoma është një me ato. Dhe kur ne flasim rreth saj, ne thjesht e quajmë diell  sepse . . . epo, ai është akoma diell.”

“Uau, kjo është vërtetë e vështirë që të kuptohet tha Poli, por tani ti do të thuash se Fryma e Shenjtë është si ngrohja ose fuqia e diellit, apo jo?”

Gjyshi nënqeshi dhe tha: “Ti po e kupton. Fryma e Shenjtë është një me Perëndinë atë dhe Perëndinë Bir.

Ai qetësisht punon në zemrat tona, pa u parë dhe shpesh pa u vënë re, por ai është shumë i vërtetë dhe i rëndësishëm.”

Elisa pyeti: “ A punon ai vetëm në jetët e të krishterëve?”

Gjyshi tha: “Epo, Ai gjithashtu punon në jetët e njerëzve të pa shpëtuar për t’ju treguar atyre që janë mëkatar dhe kanë nevojë për Jezusin. Dhe për ne, si për të gjithë të krishterët, Perëndia është mësuesi ynë.  Ai na jep ne fuqi që të jetojmë për Perëndinë.”

Poli pyeti duke kthyer në anën tjetër tubin e ujit : “Pa Atë ne nuk mund ta realizojmë këtë apo jo?

Ai  zbardhi dhëmbët. “Faleminderit gjysh. Ti  na shpjegon gjithmonë kaq mirë dhe na ndihmon shumë që të kuptojmë  biblën.

A ke njohuri mjaftueshëm për personin e tretë të Trinitetit—Frymën e Shenjtë? Në qoftë se ti nuk je një i krishterë, Ai është duke të nxitur që të vish te Jezusi. Në qoftë se tashmë e njeh Jezusin, Fryma e Shenjtë jeton në ty dhe të ndihmon të kuptosh të vërteta shpirtërore. Ai të bind për mëkat  kur ti  humbet apo rrëshqet, nga rruga që Perëndia do që të marrësh. Ai të ngushëllon dhe të  inkurajon kur problemet vijnë. Fryma e Shenjtë është Perëndi dhe është e mrekullueshme të dish se Ai është gjithmonë me ty.

Perëndia është i mrekullueshëm!

Një autor i njohur
Ja ku del dhe dielli (vazhdon.)

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>