Fruta të kuqe

Të shohësh për një kohë të gjatë ngjyrën e kuqe nuk është diçka shqetësuese, jo në rastin kur flasim për frutat e mrekullueshme në ngjyrë të kuqe. Le të shohim se ç’mund të bëjnë këto fruta për ty. Qershitë, bostani, mollët, manaferrat dhe fruta të tjera të kuqe jo vetëm që i japin një shtysë metabolizmit, por fuqizojnë sistemin imunitar dhe ulin kolesterolin.

1.Qitro e kuqe

Qitro e kuqe mund të ulë kolesterolin e keq dhe të djegë yndyrat e depozituara në bark. Qitro është e mbushur me vitaminë C dhe si pasojë ndihmon sistemin imunitar. Gjithashtu përmban likopen, që ndihmon të shkatërrojë tumoret.

2.Qershi të kuqe

Qershitë e kuqe mund të të ndihmojnë që të reduktojnë inflamacionin , të ulin sheqerin në gjak dhe të reduktojnë riskun për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët besojnë se substancat që ato përmbajnë, mund të aktivizojnë disa receptorë në inde të cilët rregullojnë sheqerin, e ulin nivelin e glukozës dhe presionin e gjakut. Të shtosh këtë frutë në dietë tënde  mund të ndihmojë që të humbësh peshë, sepse përmban shumë fibra.

3.Kumbulla

Kumbullat mund të ulin kolesterolin, të mbrojnë zemrën. Ato përmbajnë gjithashtu potasium. Kumbullat të ndihmojnë që të luftosh  kundër radikaleve të lira që janë të ekspozuara në  ambientin tonë.

4.Bostanet

Bostanet janë 92 % ujë dhe vlejnë më shumë se sa thjesht për t’u freskuar në ditët e nxehta të verës.  Është gjetur se bostani, ndihmon në parandalimin e kancerit,  në presionin e lartë të gjakut dhe tek diabeti. Ai largon toksinat nga veshkat, ka një dozë të mirë potasiumi, vitamine B6 dhe ushqyes të tjerë.

5.Manaferrat

Do t’i duash edhe më shumë manaferrat pasi të dëgjosh se çfarë mund të bëjnë ato për të të mbajtur të shëndetshëm. Fitonutrientët që kanë manaferrat, mund të ulin riskun e yndyrave në mëlçi  dhe do të ndihmonin në humbjen e peshës. Shkencëtarët kanë gjetur gjithashtu që ato mund të reduktojnë inflamacionet dhe të luftojnë qelizat kancerogjene.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI