http://radio-7.net/wp-content/uploads/2015/03/perfect-timing-timed-photos-4.jpghttp://radio-7.net/wp-content/uploads/2015/03/perfect-timing-timed-photos-1.jpghttp://radio-7.net/wp-content/uploads/2015/03/perfect-timing-timed-photos-3.jpg

Në ditët e sotme mund të shkrepim me dhjetra foto në ditë.  Dikur shkrepnim foto vetëm në raste te veçanta dhe numri i tyre ishte i kufizuar. Për këtë kemi folur edhe sot në programin e mëngjesit në “Zgjohu Pozitiv”  ku kemi pyetur degjuesit se  cila ka qënë fotoja me e veçantë që keni shkrepur dhe që e mbani akoma në album?

Por çfarë e bën kaq të veçantë fotografinë?

Fotografia është imazhi i cili gdhendet në histori, është ajo që vlen më shumë se një mijë fjalë, ndërsa fjalët mund të humbasin ndërsa thuhen apo në përkthim ose të nxirren nga konteksti, të kuptohen gabim ose të keqinterpretohen.  Fotot janë ato të cilat mund të përziejnë dhe të evokojnë emocione të pastra brenda nesh. Fotografia është konsideruar si një nga shpikjet më të mëdha të shekullit të XIX. Nepërmjet saj u bë e mundur ngulitja e dukurive reale në çastin që ato ndodhin, duke i paraqitur me një vërtetësi dhe shprehësi të madhe.

Fillimet e fotografisë shqiptare

Arti i fotografisë në Shqipëri zë fill rreth mesit të shekullit XIX. Atelieja e parë u ngrit me 1858, nga Pjeter Marubi, në Shkodër, në atë kohë një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.
Pjeter Marubi(1834-1903) ishte mjeshtër i vërtetë i artit fotografik. Ndryshe nga shume atelie të tjera fotografike që u ngritën më vonë në Shqipëri, atelieja e Marubit, qysh në hapat e para të sajë, u be një laborator krijues i fotografisë artistike.

 

Filmat vizatimorë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>