Fjalët e Shpresës

E Hënë – E Premte     ora 07:00

Lajmi i mirë, pa kufij.

Fjalët e Shpresës është një shërbesë mediatike ndërkombëtare që ekziston për të predikuar Lajmin e mirë të Jezus Krishtit në të gjitha gjuhët që fliten, duke kërkuar bashkë me partnerët në shërbesë të fitojmë çdo njeri për Krishtin dhe të inkurajojmë të Krishterët në jetën e tyre si dishepuj.

Meditimet e përditshme “Fjalët e shpresës” synojnë të inkurajojnë lexuesit në rritjen e tyre shpirtërore përmes lutjes dhe leximit të përditshëm të Biblës, si dhe t’i inkurajojë ata të bëhen ndjekës besnikë të Jezu Krishtit.

Çdo ditë në orën 08:30 & 23:30

 

http://radio-7.net/wp-content/uploads/2017/03/Nivo-slider-woh.jpg

Programi Fjalët e Shpresës me Pastor Albert Dostin.

Transmetimet e para të këtij programi në Shqipëri janë bërë nga Monte Carlo përmes transmetuesve me valë të mesme. Pas viteve 1990, Fjalët e Shpresës filluan transmetimin ne FM përmes Radiove lokale. Sot, ky program vazhdon të predikojë Ungjillin në 8 stacione radio brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Seria e kësaj jave:

Meditimet e përditshme “Fjalët e shpresës” synojnë të inkurajojnë lexuesit në rritjen e tyre shpirtërore përmes lutjes dhe leximit të përditshëm të Biblës, si dhe t’i inkurajojë ata të bëhen ndjekës besnikë të Jezu Krishtit.

Çdo ditë në orën 08:30 & 23:30

Gjithashtu këto meditime mund t’i gjeni dhe në një broshurë që publikohet një herë në tre muaj. Libërthi është FALAS! Për të porositur kopjen tuaj shkruani në: [email protected]

(PROGRAMET AUDIO)

Programi “E vërteta ime” sjell histori reale nga jetë të ndryshuara. Një program inkurajues, që prek e drejton çdo njeri, që me zemër kërkon të VËRTETËN… Eksperienca të ndryshme, por të gjitha kanë një pikë të përbashkët, se Kur Krishti bëhet pjesë e jetës sonë, asgjë nuk është më e njëjtë. Prania e Tij, me sakrificën, dashurinë dhe hirin e plotë, përcjell tek ne jetë. Janë pikërisht këto pjesë fotografike që janë në mendje dhe zemër  duke na sjellë në gëzimin e plotë të Perëndisë.