8085671265_89d1fd9034_mLexo: Jakobi 3:2-10

Keri doli jashtë në oborrin e pasmë ku gjyshja e saj po krasiste një shkurre trëndafili. Kur mbërri pranë saj, gjyshja e pyeti: “Si je, zemër!”. Kur ajo pa fytyrën e trishtuar të Kerit, e pyeti sërish: “Çfarë ke?”.

Keri u përgjigj: “Oh, gjyshe. Ka të bëjë me Megin! Unë mendoja se ne ishim shoqe të ngushta, por kohët e fundit ajo mezi më flet!”.

Gjyshja vazhdoi me pyetje: “Ashtu? Po cila është arsyeja?”.

Duke psherëtirë, Keri iu përgjigj: “Po ja… Xheni tha që xhaketa e Megit dukej e shëmtuar dhe unë thashë që mendoja të njëjtën gjë. Ne thjesht po bënim shaka! Ne të gjithë bëjmë shaka me njëri-tjetrin. Të tjerët thonë se unë e ha akulloren në mënyrë të çuditshme. Ne e ngacmojmë Xhenin për të qeshurin e saj sepse ajo duket si mace! Megi vesh ndonjëherë rroba të dala mode. Nuk e kuptoj përse është mërzitur kaq shumë kur ia kemi thënë këtë gjithë ato herë!”.

Gjyshja murmuriti: “E kuptoj.”. Ajo hezitoi. Më pas mori një trëndafil dhe ia dha Kerit duke i thënë: “Dua të shoh se sa kohë do të të duhet për heqjen të petaleve një nga një.”. Ajo pa orën dhe thirri: “Gati? Fillo!”.

Keri pa gjyshen me kuriozitet, pastaj filloi t’i hiqte petalet mesa shpejtësi të mundej, duke mbaruar shumë shpejt. “Mirë. Nuk t’u desh shumë kohë. Tani të shohim se sa kohë do të të duhet për t’i vendosur petalet ashtu siç ishin. Je gati?”

Keri tha e habitur: “Por, gjyshe! Ti e di që kjo është e pamundur.”.

Gjyshja iu përgjigj menjëherë: “Po, e pamundur është. Ndonjëherë është e pamundur të ç’bëjmë dëmin e shkaktuar nga fjalët gjithashtu. Kujtoje këtë trëndafil kur të tundohesh që të tregohesh e pakujdesshme me fjalët.”.

Keri pyeti: “Do të thuash… si në rastin me Megin? Por unë nuk doja ta bëja atë të ndihej keq!”.

Gjyshja iu përgjigj: “Jo, por ajo u ndje keq, apo jo?”. Ajo hodhi krahun rreth Kerit dhe e pyeti: “Atëherë, çfarë mendon se duhet të bësh për këtë?”.

Keri i tha: “Mendoj se duhet të kërkoj të falur, por nuk jam e sigurt nëse Megi do të më dëgjojë.”. Pas kësaj gjyshja i tha: “Mbase nuk të dëgjon, por ti mund ta provosh. Pas kësaj, mendohu para se të flasësh… trego kujdes që të mos i lëndosh të tjerët me atë që thua, edhe kur bën shaka. Kështu nuk do të jetë e nevojshme të kërkosh të falur.”.

Keri tundi kokën me ngadalë dhe tha: “Do ta telefonoj Megin dhe do t’i kërkoj të falur që tani.”.

Po ti mendohesh para se të flasësh? Fjalët e thëna pa kujdes mund t’i lëndojnë të tjerët, edhe nëse qëllimi i njerëzve është që të bëjnë shaka. Ndonjëherë nuk është problem të bësh shaka në lidhje me atë që dikush tjetër vesh apo thotë, por para se ta bësh këtë, sigurohu që nuk do të jetë fyese për personin që ngacmon. Libri i Jakobit thotë se gjuha është si një zjarr, në gjendje të shkatërrojë më shumë nga ç’mund ta imagjinojmë. Kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të ruani gjuhën tuaj.

Ruaj gjuhën!

Nevoja e një ftese
Shpërndarja e gazetave

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>