Lexo:Gjoni 14:1-6

“Përshëndetje, mami.” Migeli e hodhi çantën e librave mbi një karrige dhe u ul në tavolinën e ngrënies. Nëna po nxirrte një tavë me biskota nga furra.

“Përshëndetje, Migel.” Nëna u kthye dhe buzëqeshi. “Si të shkoi dita në shkollë sot?” “Shumë mirë!” u përgjigj ai. “A mund të ha një biskotë?”

“Sigurisht,” pohoi nëna, “por vetëm një. Pas pak do të hamë darkën.” Ajo i dha një biskotë dhe më pas e pyeti: “Çfarë mësove sot që të shkoi mirë dita?”

Migeli hëngri një kafshatë të madhe të biskotës. “E di ti, mami, se çfarë është një fjalëkalim?” pyeti ai. “Përse nuk ma thua ti më mirë?” sugjeroi nëna.

“Është një fjalë e veçantë që duhet ta përdorësh me qëllim që të hysh në disa vende ose që të marrësh informacionin e duhur,” tha Migeli. “Në shkollën time duhet të vendosësh një fjalëkalim në kompjuterët para se të përdoren. Nëse nuk e di fjalëkalimin e duhur, kompjuterët nuk të lejojnë të përdorësh programet.” Nëna buzëqeshi. “Kjo ngjan shumë me atë që unë i thashë sot fqinjës tonë, zonjës Gjika,” tha nëna, ndërsa hidhte qumësht në gotë për Migelin.

“I ke folur zonjës Gjika për kompjuterët?” pyeti Migeli.

“Jo. I fola për Jezusin,” tha nëna. Migeli vrenjti vetullat. “Jezusin? Po Jezusi nuk përdori kompjuter,” tha ai. “Ato nuk ishin krijuar ende në kohën kur Ai erdhi në tokë.”

Nëna u ul pranë Migelit. “Zonja Gjika beson se të gjithë njerëzit që bëjnë një jetë të mirë, do të shkojnë në parajsë, pavarësisht fesë apo se ku besojnë,” tha nëna. “Biseduam pak për këtë dhe unë i tregova atë vargun tek kapitulli katërmbëdhjetë i

Ungjillit të Gjonit ku Jezusi thotë: ‘Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.’ I shpjegova asaj që kur secili prej nesh të qëndrojë para Perëndisë një ditë, vetëm ata që e besojnë Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar do të futen në mbretërinë e Tij, në mbretërinë e qiejve.”

“Domethënë Jezusi është si një fjalëkalim?” pyeti Migeli me një buzëqeshje. “Në njëfarë mënyre, po.” Nëna pohoi me kokë. “Pak a shumë si një fjalëkalim.”

“Dhe të besoi zonja Gjika?” pyeti Migeli.

“Ajo tha se do të mendohej për këtë,” u përgjigj nëna. “Le t’i kërkojmë Zotit që t’i tregojë asaj se ka nevojë për Jezusin si fjalëkalim për të hyrë në parajsë.”

Po ti e di si të shkosh në parajsë? Në vargun kyç të ditës së sotme dhe në vargun në fillim të historisë, Perëndia thotë se ti mund të shpëtohesh dhe të hysh në parajsë nëpërmjet Jezusit. Ai është fjalëkalimi për t’u futur në parajsë. E di me siguri që je bërë fëmijë i Perëndisë dhe që do të lejohesh që të futesh në parajsë? Sigurohu sot!

 Jezusi është e vetmja rrugë!

Besnik si një qen
Këpucët e shëmtuara ngjyrë kafe

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>