Child Camp 6 JuneKëshilltar Danieli qëndroi para një grupi të madh kampistësh dhe thirri me zë të lartë: “A u kënaqët në kamp këtë javë, djema?”.

“Po!” u përgjigjën kampistët po me zë të lartë. Zëri i Elsit dëgjohej pak më shumë se zëri i të tjerëve. Kjo ishte hera e tij e parë që shkonte në një kamp me kishën dhe ishte kënaqur shumë.

Këshilltar Danieli, vazhdoi t’u thoshte: “Sot është dita e fundit e garave, dhe siç e dini, ata nga ju që do të marrin një medalje ari në çdo kategori, do të fitojnë një çmim të veçantë sonte, kur prindërit të vijnë në shërbesë. E kam kontrolluar listën e fituesve dhe kam kënaqësinë të them se të gjithë ju jeni të përfshirë në të. Por sa më shumë medalje të merrni, aq më i madh do të jetë shpërblimi, kështu që, bëni më të mirën tuaj dhe kënaquni!”.

Elsi pohoi me kokë. Ai e dinte që duheshin dhjetë medalje për të marrë çmimin që dëshironte, dhe tashmë ai kishte fituar nëntë. Ai kishte në plan të fitonte sot medaljen e dhjetë.

“Këtë pasdite ke për të luajtur me një djalë, dhe kam nxjerrë një listë që tregon aktivitetin ku do të marrësh pjesë bashkë me shokun tënd,” tha këshilltar Danieli, duke treguar me gisht një tabelë programi.

Grupi u la i lirë dhe Elsi shkoi të shikonte listën. “Oh jo!” u ankua ai. Ai shkoi tek këshilltari dhe i tha:

“Unë dua të fitoj edhe një medalje në garat sportive, por në garën e vrapimit me tre këmbë më kanë vënë të luaj me Stefanin. Ai nuk ka fituar asnjë garë gjatë gjithë javës. A mund të luaj me ndonjë tjetër? Ai do të më bëjë të humbas.” Këshilltar Danieli e inkurajoi duke i thënë: “Ose mbase ti do ta ndihmosh atë që të fitojë të paktën një herë të vetme. Kur një i krishterë është më i fortë se tjetri në diçka të caktuar,

është detyra e tij të përpiqet ta ndihmojë dhe tjetrin të ngrihet. Mendoj se mund ta vëmë në praktikë këtë parim edhe me lojërat sportive gjithashtu, apo jo?” Elsi shfryu dhe tha: “Në rregull.”. Atë pasdite, kur djemtë ishin në vijën fillestare, Elsi i buzëqeshi shokut të tij. “Ne mund t’ia dalim. Vetëm mbaje krahun rreth meje kështu, dhe do të duhet t’i lëvizim këmbët e lidhura në të njëjtën kohë. Mirë?” Stefani pohoi me kokë, duke treguar më shumë vetëbesim nga sa kishte treguar gjatë javës.

Gara filloi dhe të dy u përpoqën të bënin më të mirën e tyre. Elsi u lëndua kur dolën të dytët. Më pas dëgjoi zërin e Stefanit tek ulërinte: “Oh, Zot! Dolëm të dytët! Asnjëherë nuk kisha qenë kaq i zoti në të gjithë jetën time. Faleminderit, Elsi! Nuk do t’ia kisha dalë mbanë pa ty.” Atë natë, kur Elsi dëgjoi Stefanin t’i fliste gjithë emocion prindërve të tij për garën, ai u ndje si fituesi i vërtetë, megjithëse nuk e mori çmimin për të cilin kishte shpresuar.

A je mërzitur nga dikush që ka qenë më i ngadaltë sesa ti?

A i ke lënë ndonjëherë jashtë loje fëmijët e tjerë vetëm sepse mendoje se ata do të të ngadalësonin? Nëse je më i fortë ose më i zoti sesa fëmijët e tjerë në disa gjëra të caktuara, falënderoje Zotin që të ka bekuar me atë aftësi. Por mos harro që me aftësinë vjen edhe një përgjegjësi. Kur është e mundur, ndihmoi ata që janë më të dobët se ti. Inkurajoji ata ndërsa punojnë në fusha ku mund të shkëlqejnë.

Macja dhe brejtësi

Komente

  1. Mirjana

    June 15, 2016 (01:46) përgjigju

    Sa e bukur ! Më mëson shumë 🙂

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>