TI je Fitimtar…

Mandisa-Overcomer-350Një këngë ritmike motivuese e viteve të fundit është Overcomer (Fitimtar) nga Mandisa. Që nga suksesi i saj parë në programin ‘American Idol’ deri në betejën publike për të rënë nga pesha, Mandisa ka luftuar gjithë jetën për të fituar mbi pengesat e saj. Ajo tregon historinë e kësaj kënge frymëzuese për çdo sprovë që ju mund të jeni duke kaluar.

Mandisa tregon: “Udhëtimi im për të rënë nga pesha u bë publik, në momentin që Simon Cowell u tall për peshën time në televizion. Nga ky moment e gjithë bota nisi të fliste për këtë. Atëherë ndjeja zemërim, por tani që kthej kokën pas dhe shoh që kam rënë 45 kg, ndjehem shumë mirënjohëse që kjo gjë ndodhi. I jam mirënjohëse Simonit që u tall. Shumë nga dëgjuesit e mi mund të jenë duke luftuar me peshën e tyre ashtu si unë dhe kjo më ndihmon të kuptoj ndikimin dhe fuqinë e kësaj kënge.”.

Përveç sprovës së saj, Mandisa u frymëzua edhe nga miq të ngushtë që kishin kaluar sprova të tjera.

Mandisa tregon: “Mikesha ime, LaKisha Mitchell ishte diagnostikuar me kancer në gji gjatë shtatzanisë. Për t’u kujdesur për fëmijën e saj dhe për të marrë mjekimet që i nevojiteshin, mua më duhej një këngë për ta inkurajuar dhe për t’i thënë: ‘Ti do e fitosh këtë betejë dhe do e kalosh.’

Doja vërtetë që njerëzit në video të ishin fitimtarë, ndaj gjetëm njerëz që më inkurajuan shumë. Kishim Scott Hamilton i cili kishte fituar mbi kancerin dhe është një djalë jashtëzakonisht i këndshëm. Doja të përfshija Gabby Giffords. Historia e saj si gruaja kongresmene që u qëllua me armë ishte shumë e njohur në Arizona. Në fakt, kur e sheh atë sot, kupton që ajo ka fituar. Besoj se historia e saj do të inkurajonte shumë të tjerë.

Një nga zbulimet më të mëdha të udhëtimit tim për të rënë nga pesha ishte Zumba. Mos më keqkuptoni kur them që mua nuk më pëlqen të vrapoj dhe të ngre pesha të rënda, por unë e adhuroj kërcimin. Kështu gjeta një mënyrë ushtrimi që më pëlqente dhe që më ndryshoi jetën. Ja përse edhe ritmi që ka kënga Overcomer është si të jesh në një klasë kërcimi Zumba.

Kënga Overcomer (Fitimtar) ka të bëjë me faktin që po triumfoj, po fitoj mbi betejat e jetës sime. Më gëzon fakti që kjo këngë dhe ky album do mund të inkurajojë shumë njerëz në mes të situatës me të cilën po përballen. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme për të cilën jam thirrur, për të inkurajuar dhe frymëzuar të tjerët. Mos shihni sa larg duhet të shkoni, por hidhni një hap pas tjetrit dhe mos shihni prapa.”

TijeFitimtar

Ti je një fitimtar

Qëndro në betejë deri në fund

Ti nuk po fundosesh

Perëndia tani të mban

Mund të rrëzohesh për një çast

Të ndihesh i pashpresë

Por atëherë Ai të kujton

Se ti je një fitimtar

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI