Vitet e fundit, të gjithë jemi dëshmitarë të shtimit të kanaleve televizive të posaçme për transmetimin e filmave vizatimorë për fëmijë. Këto filma, ashtu siç përmbajnë skena dhe mesazhe pozitive, përmbajnë dhe të kundërtën e tyre, negativen dhe të dëmshmen. Prindërit, ndihen të shqetësuar ngaqë fëmijët mund të ndikohen nga konceptet e gabuara që përcillen nëpërmjet këtyre materialeve. Prandaj, ne kemi përzgjedhur disa hapa të cilat ndihmojnë në vlerësimin e përmbajtjes së një filmi vizatimor nga fëmija juaj.

Shfrytëzo kohën  e lirë dhe ulu bashkë me djalin ose vajzen duke ndjekur një film vizatimor. Herë pas here, komentoji lëvizjet dhe aktet negative që performon heroi i filmit, sidomos në raste të tilla si:

how-much-tv-should-children-watch

  • Kur njëri nga personazhet e filmit shan dhe ofendon një personazh tjetër, aq më tepër kur përdoren fjalë banale.
  • Kur njëri nga personazhet bën diçka të pazakontë.
  • Kur gënjen.
  • Kur vjedh.
  • Kur shkel parimet e besueshmërisë ose kur shkel fjalën e dhënë.
  • Kur personazhet e filmit tallen ose ofendojnë njëri-tjetrin.
  • Kur ironizohet një tjetër.
  • Kur manifestohen akte mashtrimi.

 

Ndiqe filmin me qetësi dhe bëj komentet e tua, duke e lënë fëmijën të krahasojë mes asaj që sheh dhe asaj që dëgjon. Me pas ushtroje që të mos e pranojë dhe besojë gjithçka që sheh.

Father helping son with his schoolworkLojë e këndshme:

Prindërit shqetësohen me faktin që fëmijët e tyre shohin shumë filma vizatimorë në gjuhë të huaja. Problemi rëndohet kur fëmija e kupton qartë atë gjuhë të huaj, e në këtë rast çdo politikë prindërore për t’ia kufizuar shikimin e filmave përfundon me dështim. Cila është zgjidhja në një rast të tillë?

 

  1. Jepi fëmijës (fëmijëve) një laps dhe një letër.
  2. Lëri ata të zgjedhin filmin që duan të shohin.
  3. U thuaj se do të mungosh gjysmë ore dhe se kur të kthehesh, do i pyesësh për gabimet dhe shkeljet që ka bërë personazhi kryesor i filmit. Kërkoju që ti shënojnë gabimet në letër dhe ne fund do të shpërblehet.

Po çfarë do të gjesh pasi të kthehesh?b29de060241bb647352df745c55f344b

  • Do të befasohesh me gabimet dhe shkeljet e shumta në film.
  • Do të befasohesh me të kuptuarit e fëmijëve si dhe dallimin e gabimeve dhe gafave të filmit.

Shumë mirë, mund të thellohesh në këtë lojë dhe tu thuash:”Pikturojeni gabimin, Pastaj korrigjojeni atë!” Le të shndërrohet në një konkurs dhe shfrytëzim fantastik i kohës së lirë.

Atëherë, ajo që ke arritur me këtë lojë i dashur prind, është:

  • I le fëmijët ta shohin filmin
  • U mësove kritikën dhe u ndërtove një barrierë e cila pengon gabimet dhe mesazhet negative.
  • Kur politika e ndalimit është e padobishme, e lë fëmijën ta shohë filmin dhe i mëson kritikën.
Pashka
Fotografitë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>